Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një video në rrjetin e tij social Facebook, ku sipas tij duket Sukthi i mbuluar nga tymi dhe bloza. Videoja është sjellë nga qytetari dixhital, i cili shkruan se pamjet nuk janë mjegull por tym mbeturinash që digjen.
Nuk është mjegull por tym mbeturinash që digjen. Kjo është një vrasje ngadaltë për të gjithë banorët e Sukth i Ri.
Sali Berisha, ish-kryeministër
Postimi i Berishës në Facebook:
Këtë video të postuar nga qytetari dixhital, e ka përgënjeshtruar vetë kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Me anë të një statusi në Facebook, Dako shkruan se kjo nuk është një video nga Durrësi pasi qyteti ndodhet nga ana e majtë.
U bë e disata herë që ky plak nxjerr video nga bota e tretë që i'a faturon Durrësit, po unë i them s'ka video dhe toç apo larvë që e kthen me pushtetin tënd o i vdekur dixhital!
Vangjush Dako, kreu i Bashkisë së Durrësit
Postimi i Vangjush Dakos në Facebook: