Foto: Tedi Blushi
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në rrjete sociale pas mesazhit të kryeministrit Edi Rama nga Rinasi. Sipas pretendimit të Blushit, kreu i qeverisë është njeriu që drejton me gjakftohtësi organizatën kriminale që ka marrë peng të gjithë shtetin.
Blushi pretendon se Rama, më 7 dhjetor 2016, firmosi dhënien e bonusit prej 8% të pikëve për kompaninë Integrated Energy BV sh.p.k., duke theksuar se kjo kompani nuk ekzistonte në momentin e firmosjes.
Për inceneratorin e Elbasanit, ai thotë se Rama firmosi vijimin e negocimit pa shpallje të kontratës koncesionare edhe pasi ishte njoftuar për paligjshmërinë e kësaj procedure.
Postimi i plotë:
Edi Rama vërtetoi sot jo vetëm kartelën e tij klinike, por edhe papërgjegjshmërinë e një kleptomani dhe arrogancën e një banditi, që drejton me gjakftohtësi organizatën kriminale, që ka marrë peng të gjithë shtetin, me Gysët dhe Ronët e tij.
Ky mashtrues i pacipë, që sfidoi sot këdo duke pretenduar se nuk ekziston asnjë vendim apo firmë e tij në shkelje të ligjit, ja ku i ka dy gjurmë, që ulërasin në dritën e diellit.
1. Edi Rama, në kundërshtim me çdo ligj në fuqi, më 7.12.2016 firmosi dhënien e bonusit prej 8% të pikëve kompanisë Integrated Energy BV sh.p.k. për procedurën konkurruese për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Por, në fakt, kjo kompani NUK EKZISTONTE në momentin kur Kryeministri firmosi bonusin që e favorizonte atë në procedurën konkurruese.
2. Edi Rama ka firmosur, në kundërshtim me ligjin “Për koncesionet dhe Partneritetin Publik/Privat”, për negocimin pa shpallje të kontratës koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, edhe pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, ishte njoftuar zyrtarisht nga Drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike, z. Eduard Ahmeti, se procedura e përzgjedhur për dhënien e këtij koncesioni (negocimi pa shpallje) ishte e paligjshme.
Askush të mos lodhet duke pritur dorëheqjen e tij dhe as të mos ngjiret me kërkesën për largimin e vullnetshëm të tij nga pushteti.
Asnjë hajdut nuk vjedh për t’ia dorëzuar më pas plaçkën policisë.
Asnjë bandit nuk vetëndalet me ndërgjegje në kriminalitetin e vet.
Shporrja, dhe vetëm shporrja, është e vetmja zgjidhje që duhet ta marrin në dorë shqiptarët!
Ky është i vetmi ilaç për shpëtimin e Republikës, të marrë peng nga një i sëmurë mendor, kleptoman dhe mafioz i pandreqshëm!
Lajmi kryesor:
‘Xing’ në Rinas! Rama vjen nga SHBA, Berisha për Strasburg! Mesazhi për ‘SHISH’, opozita njëzëri: Duhet dorëheqje











