Bluzat e bardha protestë kundër dhunës: Në '97-ën të gjithë u dorëzuan, vetëm mjekët qëndruan

Bluzat e bardha janë ngritur në një protestë kombëtare kundër dhunës ndaj tyre. Në Tiranë, mjekët e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza u mbështetën edhe nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli e cila tha se ministria ka propozuar që të ashpërsohen dënimet për agresorët e mjekëve. Vetë mjekët në protesta në Tiranë, Durrës e Shkodër, kërkuan ashpërsim të masave ndaj dhunuesve, por edhe përmirësim të politikave qeverisëse ndaj bluzave të bardha, si ç është rritja e pagave. Situata aktuale sipas tyre sjell rënie të cilësisë së shërbimeve, situatë e cila sipas tyre reflektohet në dhunë.

VIDEO/Deklerata e mjekëve në Tiranë


Z.v ministja e Shëndetësisë: Ka edhe mjekë që njollosin bluzat e bardha, por dhuna 'sështë zgjidhje

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli doli në mbështetje të protestës së mjekëve, dhe njëherazi ftoi qytetarët të zbatojnë regjimin e ri në spitale dhe të denoncojnë çdo rast abuziv për të shmangur dhunën ndaj bluzave të bardha.

“Jam këtu në emër të ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu për të protestuar krah mjekëve sepse për ne është e papranueshme dhuna ndaj bluzave të bardha! Jemi të gjithë të ndërgjegjshëm për veprimet e dhunshme që kanë ndodhur ditët e fundit ndaj mjekëve, dikush kërkon vaksinë në ambientet e urgjencës dhe familjarët kanë reaguar me dhunë fizike ndaj mjekut dhe nuk i është mohuar shërbimi, apo rasti tjetër që është referuar në një spital tjetër. Ka dhe mjekë që njollosin bluzën e bardhë por nuk është dhuna zgjidhja. Qytetarët të lajmërojnë në sistemet përkatëse dhe ne jemi krah pacientëve sa herë bluzat e bardha e shkelin detyrën. Ne jemi të vendosur dhe krah mjekëve për t’i mbrojtur ata”, tha Rakacolli.
Rakacolli është shprehur se Ministria e Shëndetësisë do të marrë të gjitha masat për të ndryshuar këtë situatë.

Në fund, zv/Ministrja e Shëndetësisë ftoi qytetarët të denoncojnë çdo rast abuziv. “Jemi pa dyshim dhe në krah të qytetarëve dhe i nxisim të denoncojnë dhunën. Dhuna ndaj mjekëve, është e papranueshme dhe e dënueshme!", tha ajo.

Mjeku i QSUT: Dhuna vjen për shkak të politikave të gabuara

Mjekë të QSUT-së që u ngritën në protestë kundër dhunës ndaj bluzave të bardha u shprehën se mjekët dhunohen, persekutohen dhe ikin nga Shqipëria për arsye të politikave të gabuara.

"Partneritet Publik-Privat e kanë sjellë mjekësinë në falimentim dhe prandaj vjen revolta.  Nuk ka buxhet, ka krizë, bie shërbimi dhe pastaj vjen dhuna, nuk është puna të dënohen dhunuesit, të ndryshohen politikat dhe pastaj të merren dënimet", tha një prej mjekëve.

Bluzat e bardha në Durrës: Në '97-ën të gjithë u dorëzuan, vetëm mjekët qëndruan

Protesta të mjekëve u mbajtën edhe në Durrës dhe Shkodër.

"Të gjithë duhet ta mirëkuptojnë punën tonë. Nuk është e vërtetë se kemi paga aq të larta. Ndaj nesh ka nisur një fushatë shpifjesh që duhet të ndalet. Ne nuk mundet të heshtim dhe vetëm përmes protestave, do të kërkojmë edhe ne të drejtat tona. Nuk mund të lejojmë as dhunën dhe asgjë të këtij lloji. Mos të harrojmë se në 1997 të gjithë u dorëzuan dhe vetëm mjekët qëndruan. Duhet që të ashpërsohet ligji ndaj dhunuesve dhe kjo thirrje shkon edhe për Parlamentin ashtu siç e ka kërkuar edhe ministrja", u shprehën mjekët në Durrës.

VIDEO/Deklerata e mjekëve në Durrës

VIDEO/Deklerata e mjekëve në Shkodër

 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 12/03/2019 14:04

    Ju duheni vra me Pisa hajdut hakkk puhhh

    Përgjigju
  • populi: 12/03/2019 12:31

    Jam shum dakort me protesten e mjekeve ndaj dhunes,por ne populli kur do dalim ne proteste kundra mjekeve hajdute qe vtem duart ti shikojne kur shkon per vizite per ndonje para,kur do ngrihemi kundra mjekeve qe bojne dy punesim,kur do protestojme per per mjeket ker shkojme e vizitohemi te thot pa pik turpi hajde mbas dreke te klinika ime private,kur do dalim ne proteste por ilaçet qe shiten dhe nuk i jepen pacientit,dhe se fundmi per rrecetat qe te ve kusht ti marish ku te thot mjeku,keto jane edhe kerkesat tona qe mjeket te bojne punen qe i takon si ne gjithe europen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes

Marrëdhëniet me Greqinë, Hasani: E rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni por punë tavoline, duhet kujdes