Boçi flet për 'lojën' e mandateve: Akt i dënimit politik të Ramës

Boçi flet për 'lojën' e mandateve: Akt i dënimit politik të Ramës

Luçiano Boçi

Deputeti i Partisë Demokratike , Luçiano Boçi ka komentuar vendimin e opozitës së bashkuar për lënien e mandateve të deputetëv. Duke e konsideruar atë një veprim reaktiv, Boçi shprehet se ai erdhi si rrjedhojë e reagimit qytetar është një akt,  që sipas tij dëshmon  dështimin dhe dhënien  e dënimit të  merituar politik  për  qeverinë e Kryeministrit Edi Rama.

Deputeti demokrat  e pranon se ai është një hap ekstrem por sipas tij kjo djegie e mandateve nuk erdhi si një rrufe rastësore në qiell të pastër por si një formë e mosbindjes qytetarë të pakënaqur nga kjo keqqeverisje.

"Djegia nuk ishte rrufe në qiell të pastër. Ishte akt gandizmi ekstrem, formë e mosbindjes qytetare, e refuzimit të lojës politike në kurriz të qytetarit me mandate, e kërkuar me ngulm nga ata, nga opinioni politik e mediatik", shkruan në Boçi në rrjetin social.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit:

LOJA E MANDATEVE APO SISTEMI NË LOJË.

Ka një investim frenetik të propagandës së majtë, për ta mbajtur nivelin e debatit të sotëm vetëm tek akti i “djegies” së mandateve e mundësisë së zëvendësimit të tyre.Pra për ta mbajtur debatin vetëm tek pasoja, për të sfumuar apo fshehur shkaqet që sollën gjestin ekstrem opozitar. Kësaj i shërbeu dhe veprimi reaktiv i Kuvendit, me shpresën për ta trajtuar çështjen si procedurë dhe jo si politikë.

Vetë Rama i shfazuar, ngulmon ta vizatojë veprimin në takimet e sforcuara me administratën, në mënyrë butaforike, si akt të dëshmimit të fuqisë së vet elektorale.Ndërkohë e di mirë që ai është akti i dështimit dhe i dënimit të tij politik. Djegia e mandatave është pasoja e shkakut që gjendet tek ai vetë dhe mënyra e sjelljes politike të mazhorancës së tij.

Tek vjedhja, grabitja, detyrimi me dhunë i votës, tek shkelja e lirive politike e qytetare.Tek sistemi i deformuar parlamentar e quasi-demokratik që imponohet me krim, para të pista e mjerim, varfëri e braktisje të vlerave qytetare.

Djegia nuk ishte rrufe në qiell të pastër. Ishte akt gandizmi ekstrem, formë e mosbindjes qytetare, e refuzimit të lojës politike në kurriz të qytetarit me mandate, e kërkuar me ngulm nga ata, nga opinioni politik e mediatik. Dhe u realizua në kushtet e ezaurimit të gjitha llojeve të komunikimit dialogues, protestues, propozues, për t’i ofruar shpëtim sistemit të marrë peng nga Rama dhe organizata e tij.

Djegies i parapriu një proces i tërë politik, i cili vuri në qendër pastrimin e politikës e sistemit, por që nuk u konsiderua asnjëherë nga mazhoranca fiktive. Sot në diskutim nuk është më mandati. Ai ka përfunduar. Nuk ka më lojë mandatesh.

Sot në diskutim është sistemi i kalbur dhe i kriminalizuar, që mban në këmbë kufomat që japin leksione demokracie e të cilëve llumi i zullumeve i duket si ujë i bekuar pagëzues. Mandatet u dogjën që të ndezin zjarrin e shpresës për drejtësi politike, sociale dhe ekonomike dhe për të përcëlluar aty projektet e regjimeve, që nusërojnë duke tradhëtuar votuesit e vendin.

Miqtë ndërkombëtarë, pas përjetimit të pasojës së detyruar, duhet ta drejtojnë gishtin dhe mendjen tek shkaku dhe shkaqet.Demokracia shërohet duke flakur tej kancerin e sistemit dhe jo duke zbutur dhimbjet reaguese të një trupi që rrezikon vdekjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë