Boçi: Kryeministri duhet të ishte këtu, kemi 2 javë që e kërkojmë! Pse e shkelni me këmbë Kushtetutën? Nikolla i ndërpret fjalën: Kaluat kohën

 

Luciano Boçi ka marrë fjalën në Kuvend duke thënë se është urgjente që kryeministri të jetë i pranishëm në seancë plenare. Boci i tha kryetares së Kuvendit se po shkel me këmbë Kushtetutën dhe nuk ushtron autoritetin e saj. Ndërsa Lindita Nikolli i mbylli mikrofonin me argumentin se kaloi 2 minuta nga koha e përcaktuar për procedurë.

Luciano Boçi: Pamjet e shëmtuara të parlamentit përsëriten e përsëriten për këtë ushtrim force ushtarake ndaj deputetëve të zgjedhur. Kërkuan të jenë prezent në mbledhjen e Byrosë. Kjo është shkelje e rëndë e të drejtave të deputetit. Deputeti që ankimohet për vendimin duhet të jetë prezent ose përfaqësues ligjor. Si mundet ju zonja kryetare të shkelni rregulloren dhe të bëni sikur s’ka ndodhur asgjë. Urdhrat nga Rama i merrni. Kemi kërkuar që nga java e shkuar seancë pyetjesh që është urgjente që kryeministri duhet të ishte prezent menjëherë, kemi 2 javë që e kërkojmë. Kemi kërkuar komisione hetimore, njëri i firmosur nga 35 deputetë, i dyti për 24 deputetë. Pse e shkel me këmbë Kushtetutën dhe më tregon rregulloren? Kush është ky që del në emisione dhe thotë nuk ngrihen komisione hetimore. Ushtro autoritetin tënd se kemi kërkuar komision hetimor për një çështje madhore, për atë thikën në zemër që i kemi ngulur SHBA.

Lindita Nikolla: Ju lutem mbaroi koha.

Luciano Boçi: Popo mbaroi koha, zgjate dhe pak. Çfarë ka bërë Edi Rama? Asgjë më pak e as më shumë se Enver Hoxha. Kjo është procedura, mos u trembni. Kërkesa jonë është urgjente. Mos vazhdoni me këtë turp se e dimë këtë pjesën që ju e keni turp pa turp dhe e dimë shumë mirë që lutja juaj është “kryeministër turpin e përditshëm na e fal sot”.

Lindita Nikolla: Jua ndërpres fjalën. Kanë kaluar 2 minuta.


Lajmi kryesor:

Seanca plenare në Kuvend, mes tensioneve dhe ‘zhurmuesve’, 3 projekt-vendime të miratuara! Opozita: Të anulohen, s’kanë kuorum


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve