TIRANË- Duket se Partia Demokratike, nuk do të ndalet vetëm me kërkesën për të ngritur Komisione për 25 prillin, inceneratorët dhe ‘Becchetti’, por do kërkojë hetime edhe për rindërtimin. Deputeti demokrat, Luçiano Boçi në studion e Report Tv tha se rindërtimi nuk duhet të jetë një punë për të cilin qeveria duhet të mburret pasi ka afera korruptive. Kjo sepse sipas tij, një shkollë e rindërtuar nga BE kushton shumë herë më pak se një shkollë e ndërtuar nga Bashkia e Tiranës.
“Shkollat e rindwrtuara deri mw tani janë pjesë e ndihmës dhe solidaritetin e një vendi, vetë qeveria me fondet e veta nuk e bën një gjë të tillë sepse ministrja nuk na i paraqiti këto masa në Komisionin e Medias, ka pasur edhe raste kur shkollat e ndërtuara nga BE kanë kushtuar më lirë se ato të Bashkisë së Tiranës, mund të kërkojmë edhe një komision hetimor për rindërtimin, sepse ka shumë për të folur për këtë. Pra të mos mburremi me rindërtimin”, tha Boçi.
Dora e shtrirë e kryeministrit Edi Rama për reformën territoriale, që është një nga prioritetet kyçe të aksionit opozitar të demokratëve, për Luçiano Boçin nuk i thotë asgjë.
“Oferta e Ramës është si të gjitha, që ka bërë përgjatë këtyre viteve, trëndafili në një dorë dhe thikën pas dhe Rama këtë parim ka ndjekur, dhe në situatën ku ndodhet do i duhet të ndërtojë një situatë tjetër që të shfaqet para opinionin si njeriu që bashkëpunon edhe pse është fitues, nuk ka marrëveshje të fshehta. Do të mbulojë masakrën elektorale me reformën territoriale”, tha Boçi në Report Tv.
Sot Kuvendi miratoi komisionin për '25 prillin', rrëzoi 'Becchettin', e për Luçiano Boçin një gjë e tillë ishte e pritshme.
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Protesta e Berishës, Faik Basha: Rëndësi ka cilësia, jo numrat! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
Humbi ndjenjat në protestë, videoja që rrëzon pretendimin e Gjekmarkajt! QSUT: S'ka problem shëndetësor! Policia: S'e goditi askush! Deputeti: Më shtynë brutalisht
24 Dhjetor, 11:02
po ashtu eshte ,dhe ajo rruga e kombit kushtonte shume lire po mose ishin vjedhure ato miliona Euro nga Luli
Përgjigju