Boçi për arsimin: Nuk ka siguri në
shkolla kur rojen e paguan prindi

Boçi për arsimin: Nuk ka siguri në<br />shkolla kur rojen e paguan prindi<br /><br>
Luçiano Boçi, i ftuar në studion e ReporTv ka folur për problematikat aktuale të arsimit në vendin tonë. Ai shprehet se Qeveria bën urime por kur është puna për të investuar mbi arsimin, rezultatet janë negative. Ai listoi disa problematika të arsimit, shumica prej të cilave lidheshin me ndërhyrje  në ligje. Gjatë intervistës, Boçi foli edhe për çështjen e dhënies së diplomave nga Universiteti i Kristalit edhe pas mbylljes së tij, duke shprehur se kjo është një kambanë alarmi për Ministrinë.

"Qeveria falënderon sot mësuesit ndërkohë që ditët tjera mësuesit i shkatërron, institucionet i pengon, pedagogët i ka nxjerrë jashtë interesit. Gjërat e vërteta duhen  thënë. PD është e bindur se investimi më i mirë duhet të jetë arsimi, pasi jep frytet më të sigurta. Bëjmë thirrje për investim të përbashkët jo vepër për politikën por për arsimin. Pasuria më e madhe e shqiptarëve është mendja, por e pa investuar është individuale.'

A është përmirësuar arsimi gjatë këtyre viteve?
"Arsimi është me keq se në 2013, çdo vit kemi një përkeqësim. Ju referohem investimeve që bën qeveria për arsimin në të gjitha aspektet. Duhet të konceptojmë se arsimi parashkollor është thembra e Akilit e arsimit tonë. Ky investim del në breza të tjerë. Piza e 2015 është refleksion i reformave të bëra nga PD por Kryeministri dhe Ministrja krenohen. Paga e mësuesit u dyfishua para 2013, nuk ka lëvizur, por mësuesit duhet ta kenë pagën më të lartë, në rajon e kanë trefish më të lartë."

Kush është problematika kryesore e arsimit?
"Secili prej cikleve ka probleme, ndërlidhja nuk ekziston. Negative është ndërhyrja në ligjin për arsimin e lartë, pa kriter. Ligjet nuk vjetërsohen sepse japin impakte negative, mund të pasurohen por jo të ndryshohen. Ndërhyrjet për emërime dhe ç’emërime sjellin gjithashtu mpakte negative. Mungon pjesa e financimit, reforma duhet të shoqërohet me investime reale. Tashmë figura e mësuesit nuk është ajo e nderuara e dikurshme, ka rënë pasi trajtohet keq, është shndërruar në një letër bërës të thjeshtë, nuk ka kohë të njohë nxënësin dhe të krijojë atë raportin shpirtëror. Sistemi jonë arsimor ka devijuar nga rruga e edukimit."

Cili është qëndrimi juaj sa i përket arsimit privat?
"PD nuk është kundër arsimit privat. Është treg i hapur në rritje të cilësisë. Shkollat parauniversitare që mbulohen nga privati kanë sukses dhe stimulohen nga shteti.
Në lidhje me ngjarjen e përhapur së fundmi për shitjen e diplomave nga ana e Ahemt Muçajt edhe pasi universiteti Kristal ishte mbyllur, Luçiano Boçi është shprehur se Ministria e Arsimit mban përgjegjësi për veprimin e kryer.

Kur një Universitet bën diploma pa ekzistuar, po ato që ekzistojnë? Kjo është një kambanë alarmi për Ministrinë dhe jo për universitetit. Nuk mundet as të shtohen e as të pakësohen emra të diplomuarish dhe studentësh në Ministri. Të gjithë regjistrat e Universiteteve që u  mbyllen janë në ministri. Nuk mund të mbulohet kokaina me kristale, pasi po tentohet të tërhiqet vëmendja. Nëse ata e konfirmojnë se Ministria ka qenë në dijeni, atëherë Ministrja duhet të kërkojë dorëheqjen. Nuk mundet një student të shtohet, sepse ka listë emrash."

Për çështjen e sigurisë në Shkolla, të përfolur sidomos pas ngjarjes së fundit me vrasjen e 16-vjeçarit në Durrës, Boçi tha se roli kryesor është i mësuesit dhe më pas i shtetit.

Monitorimi me kamera për arsye të armëve të forta a mund të jetë një zgjidhje? Ndikon periudha e adoleshencës por kush është roli që duhet të luajë çdo institucion për këtë çështje?
"Roli i parë është ai i mësuesit. Pjesa e tjetër është e shtetit dhe e mënyrës se si menaxhon mësuesit, nxënësit dhe prindërit. Shkolla nuk mund të mbrohet nga një roje që e paguajnë nxënës dhe prindër, por nevojitet një profesionist. Zgjidhja duhet të vijë me një projekt konkret. Bëhet fjalë për referencë vlerash. Nxënësit perceptojnë atë çka marrin dhe perceptojnë."

Në lidhje me trajnimin e mësuesve dhe blerjen e kreditove nga ana e tyre, Boçi shprehu e fenomeni në fjalë është i papranueshëm.

Trajnimi i mësuesve duhet të bëhet falas nga fakultetet që nxjerrin mësues dhe të jetë i financuar nga shteti që mësuesi të ndjejë të drejtën por jo duke paguar. Blerja e kreditove është zhvatje e mësuesve.”

Luçiano Boçi ka dhënë edhe një deklaratë, duke uruar për festën e 7 marsit.

Deklarata e deputetit Luçiano Boçi

"Jemi në ditën magjike të 7 Marsit, kur mësuesit janë në qendër të vëmendjes dhe të mirënjohjes së të gjithëve!

Japim sot urimet më të bukura për misionarët e dijes, për mësuesit, për pedagogët e sotēm dhe atyre që edukuan ndër vite breza të tërë.

Por sot shprehim edhe solidaritetin me problemet, shqetësimet dhe hallet e tyre, që nisin nga keqpagesa e shkojnë deri tek pasiguria për vendin e punës.

Probleme për të cilat askush nuk i dëgjon e askush nuk u jep përgjigje.

Sepse arsimi nuk është një prioritet kryesor për qeverinë e Edi Ramës, modeli i të cilit nuk është mësuesi, por trafikanti i drogës.

Në buxhetin e këtij viti, arsimi në Shqipëri është ndër zërat më të keqfinancuar, duke mos mbajtur premtimin për të investuar në arsim rreth 50 milionë euro në vit. Financimi tani është sa për mbijetesë, tek 32 milionë euro, ku pjesa më e madhe shkon për paga dhe fare pak për investime.

Rama e Nikolla duhet t’u përgjigjen pedogogëve për pagat mjerane me të cilat i trajtojnë dhe për shkatërrimin e univerisiteteve publike.

Pse u bllokuan prej 3 vitesh titujt akademike, keshillat e profesoreve dhe doktoraturat.

Duhet të përgjigjen pse janë rritur tarifat e shkollimit dhe janë shtuar llojet e tarifave.

Duhet të japin llogari pse një student shqiptar në universitet publik paguan nje tarifë për master në mijëra euro më të madhe ose të barabartë me një universitet privat dhe sa një student europian.

Duhet të përgjigjen pse sot shumë të rinj braktisin universitetin për arsye ekonomike e largohen nga shqipëria.

Rama e Nikolla duhet t’u përgjigjen mësueseve pse i kanë lënë pa kontratë pune prej gati 9 muajsh.

Ata duhet ta dijnë që një mësues pa pagën e 13 të mohuar prej 5 vitesh dhe pa shpërblimin e hequr, sot merr një pagë vjetore totale më të vogël se ajo e 2013-tës.

Rama dhe Nikolla duhet të japin llogari prindërve pse nuk pranojnë të japin tekste falas për nxënësit e arsimit parauniversitar dhe pse paratë e fëmijëve të tyre i kanalizojnë drejt klientelës dhe koncesioneve.

Kjo politikë ka ndikim të padiskutueshëm në uljen e cilësisë se mësimdhënies dhe në përgjithësi në cilësinë e arsimimit të fëmijëve.

Arsimi rimbëkëmbet duke investuar, duke rritur pagat e mësuesve dhe pedagogëve, duke siguruar tarifa të përballueshme për studentët dhe treg pune për të rinjtë! Dhe së bashku ne do ta realizojmë këtë projekt!​"

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm