La gjithçka për t’u bërë bodybuilder, Silvana Delija rrëfehet për 'Një nga ne': E shtyj veten në limite! Sporti, jeta ime

“Gjithë jetën jam marrë me sport. Sporti është jeta ime”

Kështu e nis rrëfimin e saj Silvana Delija për emisionin “Një nga ne” në Report Tv.

Prej 10 vitesh është ushtruar në palestër dhe peshëngritje. Më tej 30 vjeçarja nga Shkodra vendosi të merrej me bodybulding.

Këtë sport e ka pëlqyer gjithmonë, por në Shqipëri kanë munguar trajnerët profesionistë të cilëve mund t’i besonte. Në Shkodër ra në kontakt me një trajner italian i cili kishte ardhur me skuadrën e tij për të përgatitur atletë.

Pas takimit me Emilianon dhe orientimeve të duhura të tij, ajo vendosi që t’i dedikohej plotësisht sportit të bodybulding. Që prej këtij vendimi, jeta e Silvanës ka ndryshuar totalisht.

“Dita ime nis në orën 6:00 të mëngjesit me një kardio. Kjo është seanca e parë stërvitore. Kam bërë shkollë fitnesi në Itali dhe për Masazho-Terapi. Kur Emiliano erdhi në Shkodër me skuadrën që përgatiste atletë, isha e para që vendosa të shkoja.

Bodybulding është një stil jetese, duhet të ndryshosh të gjitha zakonet. Të them të drejtën kam hequr dorë nga shumë gjëra si familja, shoqëria pasi ky sport kërkon t’i dedikohesh 100%”, tregon Silvana.

Arritja e pamjes ideale nuk ka të bëjë vetëm me kalimin e orëve të gjata në palestër duke ngritur pesha të rënda, por duhet mbajtur një regjim strikt ushqimor.  Rezultatin nuk ta sjellin dy orët e stërvitjes, por 22 orët e tjera të ditës.

“Stërvitja është një event shkatërrues, jo ndërtues. Ne ndërtojmë pas palestre duke u ushqyer mirë, pushuar dhe përdorur suplemente. Duhet të shtyj veten drejt limiteve, të kaloj ekstremet sepse ky sport kërkon të kalosh ekstremet që të jesh profesionist”, tregon më tej.

“Një nga ne” sjell të detajuar ditën e saj duke nisur nga regjimi ushqimor që ndjek, tek stërvitja intensive, trajtimi detoks dhe suplementet që duhet të marrë.

Edhe nëse një ditë nuk ke dëshirë për të konsumuar ushqimet që të jep dietologu apo nuk dëshiron të stërvitesh, ti duhet ta bësh. Duhet të japësh maksimumin në palestër, por nga ana tjetër të konsumosh çdo 3 orë ushqim, t’i përgatisësh ato me gramaturë për tu siguruar që po merr sasinë e nevojshme.

Silvana është një shembull frymëzimi për këdo që dëshiron të jetojë një jetë të shëndetshme, por herë pas here është dorëzuar rrugës.

30 vjeçarja nuk do të ndalet derisa të arrijë objektivin e madh: Dëshiron të jetë profesionistja e parë shqiptare në sportin e bodybuilding në federatat e vërteta botërore.

“Qëllimi im është të jem profesionistja e parë shqiptare në sportin e bodybulding në federate të vërteta botërore. Dua të konkurroj në dy kompeticionet më të rëndësishme si Arnold dhe Ms. Olympia”, shprehet e reja.

Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton