Bogdani: Rama tregoi se kishte frikë nga listat e hapura! Presidenti riktheu ndryshimet në parlament, shpresoj një reflektim nga kryeministri (VIDEO)

Ish-deputeti Gert Bogdani foli për listat e hapura teksa shpreson tek rikthimi i ndryshimeve në Parlament nga ana e Presidentit Meta.

Ai tha se shpreson në një reflektim të kryeministrit, që sipas tij tregoi se kishte frikë nga listat e hapura

"Opozita nuk iku se humbi zgjedhjet. Në momentin që dolën përgjimet e prokurorisë për dosjen 339 atëherë vendosëm që të largohemi. Rama tregoi se kishte frikë nga listat e hapura. Presidenti e ka kthyer prapsht ligjin. Shpresoj që të ketë njëfarë reflektimi të kryeministrit. Unë shpresoj që të kthehet. Ai e bëri që të sigurojë disa patercia për të mbajtur veten për zgjedhjet e ardhshme. Po të shihni dy vite më parë, Basha e ka thënë se do listat e hapura gjatë protestave të studentëve. Duhet parë se çfarë kombinimi do të bëhet për koalicionin që do të shkojë opozita në zgjedhje. Fusha e lojës është përballja përpara elektoratit. Do e shohim në javët në vijim që të bëhet zgjedhja përfundimtare. Për kandidatët për deputetë, duhet hequr fjala përjashtim. Çfarë ishte për tu përjashtuar ishte ajo që bëri baza. Këtë fuqi e kishte vetëm baza. Komisioni e kalon vetëm disa persona. Komisioni thotë se këto persona kalojnë. Të dyja listat do të shkojnë tek kryesia për tu analizuar. Kjo nuk krijon përçarje. Për të mirën e shqiptarëve shpresojmë që të fitojmë zgjedhjet" - tha Bogdani.


Lajmi kryesor:

Bogdani: Në 2013 Ramës i shpëtuan 2-3 deputet me lidhje kriminale, në 2017 shkoi 20! Pëllumbi: Jo e vërtetë, matematika e PD-së lë për të dëshiruar (VIDEO)


E.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?