Kandidati i Pavarur për Bashkinë e Tiranës Gjergj Bojaxhi ka denoncuar ndërtimet të parku i liqenit si një shembull të korrupsionit politik.

Sipas tij, Tirana sot është një qytet i marrë peng nga një grup njerëzish politikë e të biznesit dhe shkatërrimi i Tiranës ka qënë një proçes i qëllimshëm e sistematik i klasës politike që na ka qeverisur këtë çerek shekulli.

Për Bojaxhi, shkatërrimi i parkut të liqenit është pasojë e një sërë vendimesh nga kryebashkiakë e kryeministra të të dyja palëve politike.
 
“Në vitin 2004, me firmë të Kryeministrit Nano kjo zonë u hoq nga Parku i Liqenit duke e shtyrë kufirin e parkut ne brëndësi.
Në vitin 2006, me firmë të Kryeminsitrit Berisha dhe të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Rama kësaj zone ju ndërrua destinacioni nga park në zonë ndërtimi.
Në vitin 2014, me firmë të Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Basha në Planin e ri të Rregullimit të Tiranës kjo zonë është lënë për ndërtime pa asnjë kufizim në intensitet e lartësi. Kjo do të thotë që ajo mund të betonizohet e gjitha me ndërtime të larta.”,
deklaron Bojaxhi
 
 Bojaxhi ka premtuar se do të ndërrmarë një referndum për nxjerrjen nga harta të ndërtimeve te parku i liqenit.
bojaxhi
 
 Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)