Dështon mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Durrësit pas bojkotit të anëtarëve të PD-së dhe LSI-së. Mbledhja dështoi pasi nuk u plotësua kuorumi. Nga 51 këshilltarë në mbledhjen e sotme ishin vetëm 23 të socialistëve. Kryetari i Këshillit, Alban Ramohito tha se kjo ishte mbledhja e fundit për këtë mandat. Ndërkohë që nga mungesa e kuorumit dhe dështimi i mbledhjes nuk u miratuan disa projektvendime të rëndësishme mes tyre lista me familjet përfituese nga banesat sociale me qira.
Rendi i ditës që ishte planifikuar
1. Per dhënien e mandatit të Këshilltarit
2. Për miratimin e familjeve përfituese nga banesat sociale me qira të ndodhura në lagjia nr.17 rruga “Dalip Peza” pranë UKD-së Durrës dhe lagjia nr.14 Shkozet, Durrës.
3. Për miratimin e fondit total prej 1 500 000 lekë për mbulimin e shpenzimeve të riparimeve të kaldajave të Shkollave “ Stacioni Zooteknik”, “Neim Babameto” dhe “Shkolla e Re Kënetë” si një kontribut i përbashkët midis Bashkisë Durrës dhe Shoqatës “Ëorld Vision”
4. Për dhënien në përdorim, pa kundërshpërblim, Shoqatës Dhuruesve të Gjakut Durrës, të ambjentit me sipërfaqe të përgjithshme 25.1 m2 (sip. ndërtimi 19.9 m2 dhe sip. funksionale 5.2m2), e ndodhur në katin përdhe të ish repartit të urt-së, me nr. pas. 2/423, zk 8513, pronë e bashkisë durrës, për një afat kohor 1 vit, për t’u përdorur në shërbim të të sëmurëve, duke i dhuruar gjak në rast nevoje nën moton “Gjaku Im, Jeta Juaj
5. Për miratimin e dhënies me qira të terrenit sportiv, që përfaqëson dy fusha tenisi me sipërfaqe 1420 m2, të ambjentit godinë 1kt me sip. 32.4 m2 dhe të sip.124.6m2, që përfaqëson shkallët betonarme dhe ndërtime të rrjetit të infrastrukturës (kanalizime dhe sip. të gjelbëruara), që janë në funksion të terrenit sportiv, me vendndodhje në territorin e gjimnazit “Leonik Tomeo”, dhe të terrenit sportiv, që përfaqëson fushën e tenisit me sipërfaqe 591.3 m2, me vendndodhje në amjentin e jashtëm të shkollës 9-vjeçare “14 nëntori”, pronë e Bashkisë Durrës, për një afat 5-vjet, nëpërmjet procedurës së konkurrimit.
6. Për miratimin për dhënien me qira të pasurisë me nr. 80/4, zk 1038, me vendndodhje në fshatin Armath, në inventar të Njësisë Administrative Manëz, me sipërfaqe 9.09 ha, lloji i pasurisë tokë arë, në përdorim të Bashkisë Durrës, me afat kohor dhe llojin e veprimtarisë bujqësore, sipas vendimit të marrë nga komisioni i qiradhënies së tokёs bujqёsore të pandarё (KQTBP), i ngritur me urdhrin nr.1240 prot, datë 17.01.2019, të Kryetarit të Bashkisë, nëpërmjet procedurës së konkurrimit.
7. Përmiratimin e ndryshimittëpikës 1 tëVendimitTëKëshillitBashkiak Nr.117 Datë 16.11.2006 “PërMiratimin e dhënies me qeratëambientevetë N.P.A, katipërdhetëpërshtaturnë ambiente banimi, pronështetërorenëLagjen nr.14, Shkozet Durrës”
8. Për miratimin e fondit shtesë prej 4’000’000 (katër milion) lekë për pjesëmarrjen e ekipit Teuta Basket në fazën finale të Ballkan Liga.
9. Për Miratimin Në Parim Të Vlerës Financiare Të Shpronësimit Prej 8,985,373.3 (Tetëmilion E Nëntëqindetetëdhjetë E Pesëmijë E Treqind E Shtatë Dhjetë E Tre, Pikë Tre) Lekë, Sipas Tabelës Së Hartuar Nga Grupi I Punës, I Ngarkuar Për Kryerjen E Vlerësimit Paraprak, Dhe Është Pjesë E Këtij Vendimi, Për Pasuritë Pronë Private, Që Preken Nga Investimi “Rikonstruksioni Dhe Ndërtimi i Rrugëve “Ksanthipi Zyko” Dhe “Abdyl Ypi”.
10. Për shfuqizimin e VKB-së nr.562 datë 25.10.2018 “Për miratimin e sistemimit të familjes së znj.Nurie Daut Falli në banesën me nr.pasurie 21/30+1-1, Lagja nr.18, Durrës, në pronësi të Entit të Banesave Durrës
11. Për ngritjen dhe funksionimin e Bordit Artistik pranë Qëndrës Hulturore “Aleksandër Moisiu”, Durrës.