Kush kompani nuk nis brenda javës transportin publik do të humbasë licencën. Kjo ishte deklarata e fortë e kreut të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili tha se askush nuk mund të mbajë peng qytetin dhe nëse nuk nisin transportin me urbanët, atëherë bashkia do iu heq licencat dhe do të kërkojë operatorë të tjerë.

Veliaj foli në mënyrë kërcënuese në lidhje me kompanitë e transporti publikuar duke u kujtuar se ky ishte paralajmërimi i tij dhe nëse nuk e besojnë të kujtojnë rastin e Astirit dhe teatrit kombëtar.

Kryebashkiaku tha se ai mbështet kërkesat e transportit publik, por shton se këto kërkesa duhen negociuar ndërkohë që puna ka nisur, pasi një qytet i tërë nuk mund të mbetet peng i tyre.

"Për të gjithë kompanitë e autobusëve bashkia ka plotësuar të gjitha kërkesat. Mund të vazhdojnë bisedimet me mistrinë, por ky diskutim mund të vazhdojmë shumë mirë duke nisur punën dhe unë do të bëhem avokati i tyre. Por në momentin që ata thonë 'o të gjitha o rash e vdiqa' , ju garantoj që disa kompani do të humbin licencën e transportit në bashkinë e Tiranës. Kush e vë në dyshim fjalën që unë po them, le të kthehet tek Astiri apo Teatri dhe të shoh e mbajmë apo jo fjalën. Në momentin kur dikush thotë unë nuk dua të nxjerrë autobusin deri sa të më plotësohen kërkesat, kjo do të thotë mbash qytetin peng. Ky është paralajmërimi i fundit, nëse operatorët nuk dalin brenda kësja jave, humbasin licencën dhe atë vjen e merr një operator tjetër që ju sigurojë që nuk mungojnë. Ky është paralajmërimi i parë dhe i fundit dhe nëse nuk kemi një reagim brenda kësaj jave do humbasin licencat. Këtu të gjithë po sakrifikojmë nga pak dhe të gjithë duhet të sakrifikojmë nga pakë. Nuk bëhem palë me askënd që vë ultimatume, nuk plotësohen 100 % të kërkesave por negociohet për arritur diçka të mesme", tha Veliaj.

Më herët Unioni i Shoqatave të Transportit Publik në një takim me administratorët e autobusëve ndërqytetës si dhe me përfaqësues të urbanëve thanë se nuk do të nisin këtë shërbim, pa iu plotësuar kërkesat që kanë.

Pagesa e dytë e luftës, heqja e akcizës për naftën si dhe e TVSH-së për vitin 2020, rimbursim për biletat për vendet bosh në autobusë dhe kategorive me libreza apo abonet janë ndër kërkesat që Transporti Publik nuk heq dorë dhe kërkon plotësimin e tyre në nisjen e shërbimit në Tiranë.

Në lidhje me këto kërkesa transporti publik ka zhvilluar disa protesta duke treguar se rregullat anticovid është shumë e vështirë të respektohen në këtë shërbim dhe se kostot e humbjes kanë qenë të mëdha.