Pasagjerët me maska! Rinis punën transporti ndërqytetas në rrethe, urbanët në Tiranë kyçur! Punonjësit: Duam tjetër pagë lufte! Shoqërohen 15 protestues (VIDEO)

Kanë pritur më kot banorët e Tiranës të udhëtojnë me urbanë nëpër Tiranë.

Punonjësit e këtij sektori kanë protestuar përsëri përpara Ministrisë së Infrastrukturës. Kërkesat ishin të njëjtat:  një pagë të dytë 40 mijë lekë dhe rishikim të protokollit.

Punonjësit që protestonin ishin kryesisht të linjave të transportit publik brenda për brenda Tiranës.

Ndërsa përfaqësuesi i një prej linjave në kryeqytet, pohon se as në vazhdim transporti nuk vazhdon.

Protesta e zhvilluar nuk ka kaluar pa tensione. Policia ka shoqëruar disa persona, dhe shpesh ka bërë thirrje që turma të shpërndahej.

Ndërsa një pjesë të punonjësve të transportit ndëryqtetas, kjo e mërkurë i ka gjetur në punë, në pritje të pasagjerëve.

Transporti ndërqytetës nga terminalet e kryeqytetit ka filluar drejt Elbasanit, Korçës, Pogradecit, Elbasanit, Cërrikut, dhe Belshit. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Infrastrukturës ka dhënë dritën jeshile për rifillimin e transportit, por duke zbatuar protokollet e sigurisë. 

Edhe në rrethe pothuajse të gjithë linjat kanë filluar punën me masa shtesë. Pasagjerët janë parë me maska, ndërsa drejtuesit e autobusëve kanë shprehur shqetësimin se ka pak pasagjerë.

Foto sot te terminali i Jug-Lindjes në Tiranë

Një ditë më parë, Ministrja Balluku tha se qeveria po mendon paketë tjetër mbështetëse për ringritjen pas goditjes nga pandemia. Ministrja Balluku u shpreh se kjo paketë e re financiare mbështetëse për shoqërinë  e transportit është bërë në konsultim dhe bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrin Ahmetaj, në mënyrë që të gjejnë incentiva që do të ndihmojnë këtë sektor për t'u rihapur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:58
Durrës nis transporti, por nuk ka pasagjerë (VIDEO)

Edhe në Durrës ka nisur punë transporti interurban, por shqetësim mbetet fakti që ka pak udhëtarë.  Kjo për faktin  sepse nuk funksionojnë linjat urbane. Mësohet se durrsakët nuk udhëtojnë drejt Tiranës pasi autobusët ndalojnë shumë larg dhe nuk ka urbanë që ti transportojnë për në qendrën e Tiranës.

Ora 11:50
Punonjësit e Transportit protestë te 'Ushtari i Panjohur', 15 të shoqëruar (VIDEO)

Protesta e punonjësve të Transportit është zhvendosur te "Ushtari i Panjohur". Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë shoqëruar në polici 15 protestues.

 

Ora 11:43
Shoferë e fatorino në protestë: 400 mijë lekëshi për t'u tallur! Jemi mbytur në borxhe! Të shkojmë të vjedhim, kjo na mbeti (VIDEO)

Punonjësit e Transportit Publik janë të qartë në kërkesat e tyre në protestën e zhvilluar ditën e sotme. Ato kërkojnë një pagë të dytë lufte prej 40 mijë lekësh, pasi ka qenë sektori më i goditur nga mbyllja për shkak të COVID-19, por edhe ndryshim të protokollit. Sipas tyre, ky protokoll i ngarkon shoferin dhe fatorinon me përgjegjësi shtesë, që të mos kalohet kapaciteti prej 70% pasagjerësh dhe nëse janë të pajisur me maska.

"Nuk mund t'i zgjedh me numër pasagjerët".

"Po protestojmë për rrogën, 400 mijë lekë të punosh me autobus me 24 veta është skandaloze, me 24 veta ca bëhet as nafta nuk del e jo më rroga. të na japë rrogat e tjera, nuk e mbyllëm për qejfin, tonë duam edhe 2 paga të tjera 400 mijë lekëshe".

"Unë jam i Kinostudios- Kombinatit, ai më ngarkon mua me përgjegjësi që të zbatojmë protokollin" .

"Unë jam me Vorën, kemi marrë 400 mijë lekë, të na japë pagën e dytë, ai na ka thënë pas 25 majit do liroheni, nuk po shohim gjë, hapi bizneset, ndërsa se vijojmë të jemi të mbyllur".

"Nuk kthehemi në punë se ngarkon shoferin dhe faturinon të zbatojnë protokollin. Kërkojmë heqjen e përgjegjësisë së zbatimit të protokollit"

"Jam nga linja Allias- Kristal, ne i kemi kërkuar kushtet e kompanisë, por edhe pagën e luftës. Kemi marrë një pagë 400 mijë lekë, dëgjova Manastirliun që thotë hoqëm kufizimet, por zbatimin e prokotollin. Nuk kemi asgjë, duam pagën e luftës dhe vetëm kaq, jam familjar".

"Jam nga linja Selitë- Allias, jam shofer. 400 mijë lekë na i dha me u tall, me datën 20 prill e kemi humbur vendin e punës".

"Ai thotë që fatorino të jetë polic, të hipin pasagjerët dhe të jenë me maska, këtë punë ta bëjë bashkia. Rama nxjerr policët për të na hequr nga protesta, dhe nuk na jep ne rrogën. Po fillova unë sot punën, pagën do e marr në gusht. Jemi në të rrezikuar të parët. Si mund t'i hapim linjat me këto kushte".

"Të shkojmë të vjedhim të dalim në lajme që vodhëm., jemi mbytur në dyqane borxh, jemi njerëz familjarë", shprehen punonjësit.

Ora 11:13
Me masa kundër COVID, në Shkodër nis transporti qytetas dhe ndërqytetas (VIDEO)

Ashtu siç kishin paralajmëruar që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër ka nisur punën transporti qytetas dhe ndërqytetas. Shoferët janë shprehur se çmimi nuk ka ndryshuar, ndërsa thonë se punojnë me 50% të kapacitetit. Nga ana e tyre udhëtarët duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza sipas protokolleve të ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu, dezinfektimi i autobusit kryhet çdo mëngjes para nisjes dhe çdo mbrëmje kur përfundon transporti i udhëtareve.

"Rregullat janë sipas urdhrit të qeverisë. Maskat dhe dorezat janë të detyrueshme. Çmimi i biletës nuk lëviz në asnjë rast. Sot nuk ka pasur kërkesa sepse nuk punon urbani në Tiranë", tha një shofer autobusi.

Ora 11:06
Edhe në Elbasan rinis transporti, dezinfektohen autobusët (VIDEO)

Në Elbasan ka filluar transporti në linjat, Elbasan-Belsh- Cërrik - Librazhd - Durrës -Llixha etj dhe anasjelltas, ndërsa çdo pasagjer, i cili do të duhet të përdorë transportin duhet të jetë i pajisur me maska dhe doreza në të kundërtën nuk lejohet te hyjnë. Para nisjes dhe në përfundim të punës, shoferët bëjnë edhe dezinfektimin e autobusëve. Shoferët jashtë kamerave shprehen se nuk ka njerëz dhe se dokumentacioni i automjetit te tyre i ka shkuar kot. Sa i përket transportit publik në Elbasan, ai ende nuk ka filluar punën.

Ora 10:53
Nuk nis punë transporti në Berat, s'janë plotësuar kërkesat (VIDEO)

Në Berat puna për transportin nuk ka nisur. Edhe pse ministria ka lëshuar urdhrin për fillimin e punës për autobusët e linjave ndërqytetase dhe atë urban, ne Berat kjo nuk ka nisur. Arsyeja e mos nisjes nga puna është mos plotësimi i të gjitha kushteve që kanë parashtruar drejtuesit sindikatës se transportit . Nuk ka ende një datë se kur do të nisë puna për transportin publik dhe atë ndërqytetës.

Ora 10:18
Punonjësit e transportit publik në Tiranë protestë: Duam tjetër pagë 40 mijë lekë! Dy të shoqëruar (VIDEO)

Një grup punonjësish të transportit rrethqytetas dhe ndërqytetas u mblodhën për të protestuar përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ata kërkojnë një pagë të dytë 40 mijë lekë, por policia i shpërndau duke mos lejuar grumbullimet për shkak të situatës nga COVID-i. Policia ka shoqëruar dy persona. Kjo është një tjetër kërkesë e punonjësve, përpos atyre të shoqatave.

Ora 10:11
Rinis punën transporti në Lezhë, shoferet: Nuk është rritur çmimi i biletës, por mungojnë pasagjeret (VIDEO)

Pas më shumë 3 muajsh të mbyllur për shkak të pandemisë Covid-19, transporti publik në Lezhë rinisi punën këtë të mërkure. Lëvizja e autobusëve dhe furgonave drejt Tiranës dhe qyteteve të tjera po bëhet  konform protokolleve të sigurisë të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë. Drejtuesit e mjeteve të transportit publik thonë se çmimi i biletës nuk është rritur, ndërsa ankohen për mungesë pasagjeresh.

"Ne i kemi plotësuar kushtet, me maska dhe doreza, por nuk kemi leverdi të dalim në punë. Është humbje, furgoni bosh, nuk ka lëvizje fare. Çmimi i biletave nuk ka ndryshuar", tha një prej shoferëve.

Në Lezhë janë një numër i konsiderueshëm personash të cilët e kanë të lidhur jetesën e tyre me punën në transportin publik, çka do të thotë se bllokimi i punës ju ka krijuar mjaft vështirësi financiare.

Ora 10:04
Transporti në Korçë rinis me pak pasagjerë, shoferët: Nëse situatë vazhdon kështu, pezullojmë punën (VIDEO)

Në Korçë punonjësit e transportit publik kanë filluar punën prej orës 4 të mëngjesit.  Mjetet dezinfektohen 2 herë në ditë. Po punohet me 70% të kapacitetit, ndërsa të gjithë pasagjeret dhe shoferet janë të pajisur me maska.

Sot në ditën e parë të punës punonjës të transportit publik shprehen se numri i qytetareve të cilët kanë lëvizur ka qenë tepër i ulët, jo më tepër se 3 -4 persona në një autobus ndërsa çmimi i biletës nuk ka ndryshuar.

Sipas vete punonjësve gjendja paraqitet e vështirë, megjithatë ata do të vijojnë punën nën zbatimin e protokollit dhe gradualisht do të shohin sesi do të jete ecuria gjatë 14 ditëshit të parë të punës. Sipas tyre në rast se numri i pasagjerëve vazhdon të jetë i ulët, atëherë do të pezullojnë sërish aktivitetin. Ata thonë se do të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre ku kryesorja mbetet rimburisimi i 30%, akciza e naftës dhe eliminimi i transportit të paligjshëm.

Ora 09:24
Nuk nis Transporti Publik në Kukës, protestë në orën 11:00 (VIDEO)

Transporti Publik në qytetin e Kukësit nuk ka nisur nga puna ditën e sotme! Mësohet se ato kanë njoftuar për protestë në orën 11:00.

Ora 09:13
Në Sarandë rinis puna e transportit me Himarën, Delvinën dhe fshatrat përreth (VIDEO)

Kanë filluar transportin e udhëtarëve linjat urbane mes Sarandës dhe Delvinës, Himarës  dhe fshatrave përreth. Ndërsa autobusët e linjave interurbane me qytetet e tjera nuk kanë pranuar të fillojnë punë, duke iu bindur kështu kërkesës së Shoqatës për mos fillim të punës deri në plotësim të kërkesave.

Ora 09:11
Pasagjerët në terminalin e Kamzës të pajisur me maska (VIDEO)

Në terminalin e Kamzës ku nisen autobusët për në veri të vendit ka pasur pasagjerë të cilët duan të udhëtojnë. Pasagjerët kanë zbatuar rregullat, duke mbajtur maska. 

Ora 08:50
Transporti në Fier rinis punën, ankohen drejtuesit e mjeteve: Nuk ka pasagjerë (VIDEO)

Ashtu siç e kishin paralajmëruar, autobusët nga Fieri janë nisur drejt Tiranës. Por ajo që vihet re sipas drejtuesve të mjeteve është mungesa e pasagjerëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pencionisti: 25/06/2020 03:22

    VETEM ME PROTESTA TE FUQISHME DHE DUKE PIKETUAR ATE TE MADHIN MUND TE FITONI DICKA TE TJERET JANE KOT

    Përgjigju
  • Liku: 24/06/2020 18:30

    Autobuze qe nuk plotesojne vete kushtet higjenike se jane blere ne varreza me kushte teknike te bllokuara ne BE

    Përgjigju
  • Tope: 24/06/2020 17:21

    Hapini autobuzet se e miret ne qafe miletin o horra. Nje cope hajdut e sytope si ferdinant ibrahimi bllokon transportin ne tirane

    Përgjigju
  • YLLI: 24/06/2020 16:40

    MOS HIPNI NE ATA AUTOBUZE DHE FURGONE TE QELBUR E ME MIKROBE,,,,PO HIPET E MERRNI COVIDIN PER 10 MIN,,,LARG NGA AUTOBUZET ,,,ATO DUHEN TE ZEVENDESOHEN TE GJITHA ME AUTOBUZE DHE FURGONE TE RINJ,,,PO SU BE KJO,,,ESHTE E KOTE TE PAGUASH LEKE DHE TE MARRESH VIRUSET...PTU,PTU,,...

    Përgjigju
  • goni: 24/06/2020 11:57

    se cvler ka mbajtja maskes posht hundes nuk e kam kuptu asiher .... o mbajeni o hiqeni fare

    Përgjigju
    • Pjeter: 24/06/2020 12:58

      Idiotet nuk kane brire,nga keto dallohen.Njerzit ne Shqiperi akoma nuk arrijne te kuptojne,qe po vazhduan te injorojne rregullat baze,infektimet do vazhdojne te rriten,dhe po u mbushen vendet ne infektiv,mjer ata qo do e ken rrisk te infektohen me pas.

  • joni: 24/06/2020 09:23

    Shume fshataresk ky terminal. Shume me i mire se ne kohen e sAli baba, po prap fshataresk per nje kryeqytet. Kryetari i bashkise ka pare jashte besoj, qe terminalet e transport nderqytetas kane nje pjese te mbyllur, ku presin pasagjeret, si dhe ka eshte porta daljeje, sipas qyteteve dhe biletat priten ne biletarine e terminalit dhe nuk i jepen ne dore parembledhesit, qe shetit sa lart e poshte neper autobuz. Jemi apo nuk jemi kryeqytet europian?!

    Përgjigju
  • Shoferi Hajdut: 24/06/2020 09:08

    Poshtë qeveria, ti marri pasagjerët dhe ti hypi me forcë në autobusë se kështu nuk bëhet pa pasagjerë.. Qeveri e poshtër!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar