VLORE - Një boksier 18 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi gjatë zhvillimit të një ndeshje ka goditur me grushte arbitrin e ndeshjes.
 
Ngjarja ka ndodhur në Vlorë gjatë zhvillimit të një ndeshje në kuadër të Kampionatit Kombëtar të Boksit, ku Mat Çelaj, me profesion boksier i ekipit të Durrësit, ka goditur arbitrin e ndeshjes, K.B 51 vjeç, banues në Vlorë.
 
Menjëherë ai është arrestuar nga policia, ndërsa akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë për procedim të mëtejshëm penal. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)