'Boll me atë fishkëllimën e zgjatur!' Rama batuta me të riun në sallë: BE-ja nuk të respekton kur të thonë bravo, por kur të kritikojnë

 

Kryeministri Edi Rama e shoqëroi fjalën e tij në Elbasan edhe me batuta politike, teksa pati një episod me të rinjtë në sallë, për shkak të ovacioneve edhe me fishkëllima.

Teksa pjesa më e madhe zgjodhën përplasjen e duarve dhe thirrjeve, dikush nga salla preferoi të fishkëllente dhe kjo solli reagimin e kreut të qeverisë.

“Ja, edhe këtu gjendet ndonjë si në takimin e kaluar (atë në Lezhë). Ky e paska më fishkëllimë. Jo me të fishkëllyer”, tha ai, duke iu drejtuar të riut.

Por nuk vonoi dhe pak minuta më vonë fjala e tij u ndërpre nga ovacionet, ku pati një fishkëllimë tjetër të zgjatur, e cila bëri që kreu I PS-së t ëmos e linte pa komentuar.

“Prapë ky me këtë fishkëllimën e zgjatur. Nuk ka nevojë për fishkëllima. Në BE nuk të respektojnë kur të thonë bravo, por kur të kritikojnë…”, u shpreh Rama mes të tjerash me batutë, që shkaktoi edhe të qeshura në sallë.


Lajmi kryesor:

Rama nga Elbasani: Koha për t'i kaluar stafetën gjeneratës së re! I mençur është bufi i kënetës, jo ai i Tiranës! Kullufiti Dash Sulën, 'gjeli i detit' mbeti rrugëve


A.Q/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Kuçovë/ U rrëzua nga shtylla teksa po punonte, elektriçisti dërgohet në spital

Kuçovë/ U rrëzua nga shtylla teksa po punonte, elektriçisti dërgohet në spital