SARANDE - Minoritarët grekë në vendin tonë i kërkojnë Athinës zyrtarë rikthimin e pensioneve për këtë kategori. Kërkesa është bërë nga kreu i Omonias, Vasil Bollano gjatë një takimi më dyer të mbyllura me konsullin grek të Gjirokastrës, Nikolas Koterakoi të zhvilluar në zyrat qendrorë të Omnias në Sarandë.
Heqja e pensioneve nga ana e qeverisë helene, është e papranueshme dhe për këtë, rikthimi imediat i saj, konsiderohet çështje e ditë, mësohet të jetë shprehur Bollano në takim me Kotrakoin.
Sipas Bollanos është mjaft e domosdoshme që të vazhdojë kjo ndihme financiare nga shteti amë, për shkak se ajo është e vetmja ndihmë direkte për komunitetin grek në Shqipëri.
Nga ana e tij konsulli grek në Gjirokastër Nikolaos Kotrakoi, shprehu mirëkuptimin e tij për të gjitha çështjet e ngritura në takim,ndërsa premtoi mbështetjen e plotë të shtetit grek në të gjitha çështjet dhe shqetësimet e minoritetit etnik grek që jeton në Shqipëri.
Redaksia online
(eç/eb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com