Largimi i Ivi Kasos prej tryezës së organizuar nga OSBE për të diskutuar, më në fund, mbi reformën zgjedhore, tregon fare mirë se sa larg është ende kultura e Partisë Demokratike nga një mentalitet pluralist dhe i hapur ndaj dialogut.
Pjesëmarrja e opozitës jashtëparlamentare në takimin për reformën elektorale ngjalli një entusiazëm, ndoshta të parakohshëm, tek Ambasada amerikane, si dhe tek shumë analistë, të eksituar nga lajmi që, pas muajsh bojkotimi total, më në fund një eksponent i PD-së pranonte të ulej në një tryezë, ku ishin të pranishme edhe ide të ndryshme nga e tyrja. Por, ëndrra dhe optimizmi zgjatën vetëm 15 minuta, sa koha që ju desh Ivi Kasos (të dërguar formalisht si “teknik” nga Lulzim Basha) për të lëshuar slloganet e tij politike dhe për të propozuar idenë e tij të reformës, që mohon çdo dialog të vërtetë pluralist, duke e braktisur menjëherë pas kësaj tryezën, pa treguar asnjë interesim se çfarë kishin për të thënë lidhur me atë çështje të ftuarit e tjerë. ''Opozita e Bashkuar - tha Kaso - propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime''.
Partia Demokratike vazhdon të mohojë ekzistencën e opozitës parlamentare të përbërë nga njerëz e ide të ndryshme nga të sajat dhe pranon si të vetmit bashkëbisedues në tryezë Partinë Socialiste dhe komunitetin ndërkombëtar. Në të njejtën kohë, mohon gjashtë muaj protesta dhe delegjitimim të përfaqësive diplomatike, duke u deleguar një rol vendimtar për reformën përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, të zbuluar papritur nga Basha si bashkëbisedues të besueshëm. Një propozim, i cili është hedhur poshtë tashmë nga ambasadori i OSBE-së, Bernard Borchardt, i cili kujtoi atë, që ndërkombëtarët përsëritin prej muajsh: u takon shqiptarëve të zgjidhin krizën e tyre të brendshme.
Por largimi i Kasos nga ajo tryezë, në të cilën duhej të dëgjoheshin edhe ide e propozime të ndryshme nga të tijat, tregon se Basha ende nuk është i gatshëm për këtë provë maturie. Si një fëmijë, që i kërkon ndihmë mësueses kur kupton se është izoluar nga shokët e tij të lojrave, të cilët e kanë kapur duke bërë me hile, ashtu edhe Basha tani shpreson në një ndihmë nga jashtë, pasi në tryezën shqiptare të negociatave ai nuk di të ulet. Për t’u ulur në atë tryezë kërkohen dy kushte të pakapërcyeshme: të njohësh e të respektosh kundërshtarët politikë, si dhe të dëgjosh e, në rast se duhet, të ndash edhe ide të ndryshme nga të tuat. Lulzim Basha nuk është i gatshëm për asgjë nga të gjitha këto.
Lulzim Basha, duke kaluar në këtë drejtim edhe Sali Berishën, nuk është në gjendje të dëgjojë askënd tjetër, përveç vetes së tij. Egoja e tij e pamasë politike dhe përmasat e humnerës që e ndajnë nga realiteti vazhdojnë ta bëjnë të besojë se ka fituar zgjedhjet, në të cilat nuk mori pjesë dhe se është në mazhorancë në një Parlament, të cilin e braktisi. Basha beson me të vërtetë se 85% e popullsisë është nga ana e tij dhe vepron nisur nga një ide e tillë, duke pretenduar të përcaktojë axhendën e vendit dhe tani, edhe atë të faktorit ndërkombëtar.
Basha, në të vërtetë, për shkak të miopisë së veprimit të tij politik, ka humbur çdo kontroll real mbi institucionet e vendit dhe tani ka frikë se, po të pranojë dialogun për reformën elektorale, do të humbiste edhe grimcat e fundit të besueshmërisë, që i kanë mbetur në sytë e militantëve të tij. Kompleksi të cilin e bart me vete që prej marrëveshjes së majit 2017, e cila përforcoi fuqinë e Edi Ramës në vend që ta mundet atë, dhe gabimet makroskopike të cilat erdhën pas atij vendimi, e bëjnë atë një lider tepër të brishtë për të çuar në fund një reformë elektorale, të bazuar mbi një dialog pluralist dhe të konceptuar ekskluzivisht në interes të vendit e jo të partive që e firmosin. Urdhëri i dhënë “teknikut” Ivi Kaso që të largohej nga tryeza e reformës për të mos dëgjuar opinionet e të tjerëve, nuk tregon (sikurse mbase besonte) forcën e Lulzim Bashës, por vazhdon të zbulojë dobësinë e tij shqetësuese.
Lulush rrugaq Po, kreu i opozitës rrugaqe Po , politikan kurr jo sepse është dhe do mbetet GËNJESHTAR dhe gënjeshtari të gjitha të zezat i bën, grabit vran e pastaj të qan ....!!
Përgjigjupo ky skipetari perse nuk zgjodhi ta ushtroje aktivitetin ne italia apo varja mashtrojme vende te botes se trete se ne itali nuk do kishte shans. 500 vjet ne shqiperi dhe ate mut theksi italian nuk e heq dot.
PërgjigjuAutori shigjeton kreun e PD dhe kjo eshte gabim. Taktika e opozites deri me tani solli ate qe faktori nderkombetar, edhe pse pa ndonje interes domethenes per ballkanin, te riktheje vemendjen dhe seriozisht madje. Caktimi nga SHBA i nje emisari si dhe "nente kushtet gjermane" se fundmi, deshmojne se ka ndryshuar qasja ndaj regjimeve autokratike, pamvaresisht ne pamje pluraliste. Denimini Tahirit, nje ish minister i brendshem dhe krahu i djathte i Kryeministrit, e goditi rende maxhorancen. Ne fakt, ajo duhet vete te dorehiqej dhe te kerkonte zgjedhje pas bje skandali te tille. Por meqe jetojme ne Shqiperi, ndergjegja politike e moralit nuk ekziston. Keshtu qe sikur nuk duket qe dobesia apo brishtesia te jene elemente te kreut te opozites.
PërgjigjuMe qarte e sakte nuk ka! Ama duhet thene se floket me boje i qan( i mefshte mashkull)
PërgjigjuThjeshte, shkurt, sakte. Bravo mjeshter!
Përgjigju