Bollino: Një i shëruar nuk do të thotë asgjë, rrugët prapë janë plot, emergjenca e vërtetë ende nuk ka filluar!

Bollino: Një i shëruar nuk do të thotë asgjë, rrugët prapë janë plot, emergjenca e vërtetë ende nuk ka filluar!

Fotoja nga një ndeshje futbolli sot në një lagje të Tiranës, pa asnjë masë mbrojtëse

Optimizmi triumfalist me të cilin u shpërnda lajmi se i sëmuri i parë me koronavirus gati është shëruar, rrezikon të sjellë një pasojë bumerang shumë të rrezikshme. Edhe pse e kuptoj që në këtë moment ankthi, ekziston një nevojë e dëshpëruar për lajme të mira, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se në të vërtetë ai shërim dhe të tjerë që do të vijnë pas tij nuk do të thonë absolutisht asgjë për përballë rrezikut-pandemi. Dihet se 90-95% e të sëmurëve me koronavirus shërohen, kështu që edhe shërimet e ndodhura në Tiranë janë në një linjë me këtë tendencë botërore. Siç është në linjë me po atë tendencë edhe fakti që dy pacientë tashmë kanë vdekur në Shqipëri.

Nuk dua të jem pesimist, por statistikat që duhet të na bëjnë të reflektojmë janë ato të të vdekurve, të numrit të personave të semurë qe kanë nevojë për shtrim në spital dhe të numrit të të sëmurëve që kanë nevojë për respiratorin. Respiratorët që disponohen janë të mjaftueshëm vetëm në rast se numri i të prekurve dhe i të sëmurëve rëndë mbetet i ulët. Në rast se numri rritet mbi një nivel të caktuar, respiratorët nuk do të mjaftojnë për të gjithë dhe ndonjë do të vdesë, ndoshta, edhe pse nuk do të mund të kurohet. Kështu po ndodh në Itali dhe kudo në botë e nuk ka asnjë arsye që kjo të mos ndodhë edhe në Shqipëri.

Është shumë shpejt që të ngremë dolli për të shëruarit e parë. Emergjenca e vërtetë e koronavirusit në Shqipëri ende nuk ka filluar, ndërsa, pas hyrjes në fuqi të masave drastike të njoftuara ditë për ditë nga kryeministri, sërish rrugët janë plot me njerëz. Sot në një fushë të vogël futbolli të fshehur mes pallateve pamë të luhej një ndeshje nga disa djem, me dy të rritur, që i nxitnin duke bërtitur e pështyrë rreth e rrotull sikur të ishin në stadium. Shkollat u mbyllën jo për të luajtur futboll në mes të ditës, por për të qendruar brenda e për të mësuar në shtëpi.

Lokalet, restorantet e të gjitha aktivitetet jothelbësore u mbyllën (duke u sjellë një dëm ekonomik shumë të madh pronarëve, të punësuarve dhe shtetit) jo për të shkuar të pish kafe tek dyqani i bukës, apo për të luajtur domino njeri sipër tjetrit në trotuar, por për të qendruar në shtëpi.

Lejet për disa punonjës të administratës publike janë dhënë për të qendruar në shtëpi me fëmijët e jo për të dalë me shoqet sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Virusi mund të jemi edhe ne, qoftë edhe pa e ditur. Dhe jemi ne që mund t’ua ngjitim atë fëmijëve tanë, prindërve tanë, gjyshërve tanë. Edhe nëse ne shpëtojmë, të afërmit tanë më të dobët rrezikojnë të vdesin.

Masat e marra deri tani në Shqipëri, ndonëse të rrepta, nuk janë ende të mjaftueshe për ta ndaluar epideminë të shpërthejë. Rrugët ende janë të mbushura së tepërmi me njerëz. Asnjë prej nesh nuk e di se sa, mes 120.000 shqiptarëve të ardhur nga vendet e infektuara nga koronavirusi dhe kështu infektues potencialë, me të vërtetë po respektojnë vetë-karantinën. Shifra optimiste e atyre pak dhjetëra personave të zbuluar nga policia duke shkelur vetëizolimin, mund te tregojnë se në të vërtetë kontrollet nuk janë të mjaftueshme. Dhe secili prej atyre 120.000 që mund të jenë të infektuar mund të jenë miqtë me të cilët shëtisim, njerëzit me të cilët shkëmbehemi në një supermarket, fqinjët tanë me të cilët shkëmbehemi nëpër shkallë apo në ashensor, prindërit e fëmijëve që luajnë në rrugë me fëmijët tanë.
Rrugët janë aq të mbushura me makina e kalimtarë, saqë kontrollet e policisë dhe ushtrisë po dështojnë.

Në Shqipëri “garantistët” e përhershëm, që shqetësoheshin për të drejtat e njeriut të trafikantëve të cilëve shteti kërkon t’u sekuestrojë pasuritë e paligjshme, sot kritikojnë gjobat e rënda të parashikuara nga Akti Normativ për ata që shkelin rregullat e parandalimit, duke dalë edhe një herë në mbrojtje të të këqinjve. Në Itali është vendosur që kush shkel urdhërin e vetë-karantinimit akuzohet për “përhapje epidemie” dhe rrezikon 12 vjet burg! Pra, konsiderohen ashtu siç janë: vrasës.

Për të ndrëgjegjësuar opinionin pubik mbi nivelin e rrezikut, nuk ndihmon as këmbëngulja e ministres së arsimit Besa Shahini që vazhdon të paralajmërojë se shkollat do të rihapen me datë 23 mars, ndërkohë që në gjithë Europën ndoshta nuk rihapen as në muajin prill. Një qëndrim ky i ministres së arsimit që lë të besosh se emergjenca ka mbaruar, kur në të vërtetë jemi ende shumë larg.

Në Shqipëri është i nevojshëm një shtetrrethim edhe para orës 18.00, pasi virusi nuk përhapet vetëm kur është errësirë. Kërkohet një karantinë kombëtare dhe nuk është tani momenti për të llogaritur faturën financiare të dëmeve të tjera që do të sjellë ajo, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian e organizmat ndërkombëtare do të jenë në gjendje të ndihmojnë ekonomikisht, në rast se do të kemi nevojë, por askush prej tyre, askush, nuk do të mund të na ndihmojë për t’u shëruar nga sëmundja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 19/03/2020 10:43

    Bobooo.., sa larg te qenit njeri jemi ne..!! Sa keq dhe sa trishtim qe kjo gje konfirmohet edhe ne nje situate “lufte”.. Prinder dhe gjysher totalisht te papergjegjshem qe jo vetem dalin per xhiro, po na paskan organizuar edhe kalceto per femijet.. Ju duhet te denoheni per terrorizem sepse perhapni nje virus vdekjeprures ne mase, ashtu sic ben dhe terrorizmi. I lutem Rames qe per kete lloj kategorie njerezish te kete burg 12 vjet. Ashtu sic e beri Italia dhe dje e vendosi edhe Serbia.

    Përgjigju
  • Damian: 19/03/2020 05:21

    Autori ka shkruar drejt. Qeveria duhet te beje punen e saj dhe te tjeret te bindem. Ajo qe nuk jam dakord ne artikull eshte sjellja dhe etika e papershtatshme e kryeministrit tone. Se pari, del me video selfie nga shpia sikur eshte nje individ cfardo. Se dyti, estetikisht i keqveshur, as i rruar apo qethur (ckuptim mund te kete nje mesazh pozitiv per te lare duart me sapun, nuk w kuptoj). Se treti, mania e te uzurpuarit vete te te gjitha prerogarivave: kryeminister, minister shenderi, brendshem, jashtem, drejtor spitali, doktor, laborant, gazetar, opozitar, qytetar, fshatar dhe domosdo polic. Se katerti, jo se nuk dine apo nuk duan, por duket se mban ere menyra se si trajtohet ceshtja e ndihmes financiare. Me pare del vendimi se kush do jete ne krye te shpenzimeve financiare sesa i paraprihet me ndonje diskutim. Caktohet nje minister pa portofol nderkaq ai i financave i bie te dredhe zinxhirin. Nuk e kuptojme pse duhet ministri i financave kur buxhetin prej 1.5 miliard euro do e manaxhoje nje individ minister??!! Dhe se fundmi, dhe teper shqetesuese, veprimi me akte normative. Ne Evrope, BE apo SHBA e Kanada, parlamentet jane mbledhur ose do te mblidhen ne menyre qe te miratojne paketat ligjore financiare. Dhe flasim per paramentare prej verteti jo si keto tanet qe buken e hane kot. Edhe per te votuar nuk i mbedhin dot?? Dhe se fundmi, perdorimi vend e pa vend i fjales "shtet-rrethim". Ajo ka kuptim kur jemi ne kushte pushtimi, dhe pushtuesi ndalon apo kufizon lirite ne terma te caktuara duke perdorur forcen, zakomisht ate ushtarake: "Pezullimi i ligjeve civile në një vend dhe zëvendësimi i tyre me një regjim të rreptë ushtarak për të shtypur qëndresën e masave popullore (në rrethana politike të jashtëzakonshme). Gjendja e shtetrrethimit. Shpallën shtetrrethimin.".

    Përgjigju
  • Niku: 18/03/2020 19:37

    Bravo Carlo ngrije zerin, ne kete vend ka shume injoranc...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimi në Zubin Potok, Kurti e Vuçiç takohen sot me shefen e re të diplomacisë së BE

Shpërthimi në Zubin Potok, Kurti e Vuçiç takohen sot me shefen e re të diplomacisë së BE