Bollino: Pse opozita e bën hero një prokuror që drekon me një kriminel?

Bollino: Pse opozita e bën hero një prokuror që drekon me një kriminel?

Prokurori Arjan Ndoja dhe Lulzim Basha

Një prokuror i sapopërfshirë në një rrebesh politik, i akuzuar nga kryeministri Edi Rama dhe nga zëvendëskryeministri Erjon Braçe për lidhje me elementë kriminalë, plagoset në atentat, ndërkohë që është bashkë me një eksponent të kriminalitetit, me të cilin sapo kishte ngrënë drekë. Situata është e paqartë dhe, në fakt, skena duket se është ajo e një larjeje hesapesh mes bandash rivale, më shumë se sa një atentat kundër një prokurori që luftonte për drejtësinë. Por Sali Berisha nuk ka dyshime dhe, kur fjala është për të mbrojtur interesat e tij personale politike, është i gatshëm të injorojë të gjitha parimet e shprehura deri në atë çast, tregoi solidaritet të hapur ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe drejtoi gishtin ndaj kryeministrit, të cilin e akuzon si përgjegjës politik dhe moral të asaj që ka ndodhur. Në të njëjtën linjë janë edhe Lulzim Basha, eksponentë të LSI-së dhe shumë analistë të opozitës.

Arsyetimi i tyre pak a shumë është ky: duke qenë se Arjan Ndoja është akuzuar nga kryeministri, ai meriton të mbrohet, pavarësisht nga akuzat që i janë bërë. Dhe, në rast se plagoset në një atentat, do të thotë se porositësi është ai që e ka akuzuar. Dhe kështu, kjo opozitë, e cila sheh mafie pas çdo aktiviteti, edhe imagjinar, të Edi Ramës, dhe sheh mafie pas çdo marrëdhënieje personale të Edi Ramës, në mënyrë të çuditshme nuk sheh mafie pas pranisë së një prokurori të ulur për drekë me një eksponent të krimit dhe që, bashkë me të, në fund të drekës, plagoset në një atentat.

Natyrisht që do t’i takojë drejtësisë të identifikojë motivin e vërtetë dhe më pas të arrestojë e të dënojë fajtorët e sulmit kundër Arjan Ndojës, mikut të tij dhe shoferit të tyre. Por reagimi i opozitës, aq i nxituar, zbulon dy probleme, që të dy shumë të dëmshëm për luftën kundër krimit të organizuar, të cilën në dukje e ka kthyer në një flamur të saj.

Problemi i parë është se kjo opozitë duket që bën dallim midis kriminelëve të majtë e kriminelëve të djathtë, sikur një palë janë e keqja absolute dhe pala tjetër janë një problem si shumë të tjerë. Kjo do të thotë që, në rast se një ditë kjo opozitë do të vinte në pushtet, ajo do të kthehej të bënte të njëjtat gabime që ka bërë në të kaluarën, kur bandat nuk goditeshin, vetëm pse tregonin besnikëri ndaj qeverisë, ose pse kishin lidhje me Policinë. Lufta kundër kriminalitetit nuk mund të jetë selektive, pasi kriminaliteti nuk ka ideologji dhe as qendrime politike. Është kriminalitet e aq dhe si i tillë duhet të trajtohet.

Problemi i dytë është se solidariteti duhet të shprehet vetëm ndaj atyre që luftojnë me të vërtetë krimin dhe jo ndaj atyre që hanë bashkë me të. Nuk kuptohet se përse, sipas opozitës, një kryebashkiak që flet në telefon me një kriminel, është edhe ai kriminel, ndërsa një prokuror që ha drekë dhe lëviz me makinë sëbashku me një kriminel, në të kundërt, kthehet në hero. Në luftën kundër krimit nuk mund të ketë standard të dyfishtë, si ai që Basha e Berisha vazhdojnë të aplikojnë në çdo aksion të tyre politik, pasi, të mos mbash distancë ndaj një krimineli dhe ndaj miqve të tij, kjo të bën të dukesh gjithnjë si bashkëfajtor i tyre. Dhe kjo ka të bëjë si me ata që janë në qeveri, po ashtu si dhe me ata që janë në opozitë.

Në rast se politika nuk arrin të krijojë një kufi të pakapërcyeshëm ndaj së ligjshmes dhe të paligjshmes, beteja kundër kriminalitetit dhe korrupsionit nuk do të fitohet kurrë. Në luftën mes të mirës dhe të keqes, politikanët, mediat, opinioni publik, dhe natyrisht edhe prokurorët, një herë e përgjithmonë duhet të vendosin se nga cila anë do të qendrojnë. Dhe kjo duhet të jetë një zgjedhje përfundimtare, pa interesa politike dhe pa kompromise.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I pavarur: 04/11/2019 11:24

    Bravo bollino duhen fut ne burg kriminelat

    Përgjigju
  • ema: 04/11/2019 10:44

    si gjithmone shkrime cilesore..ne sherbim te gazetarise se vertete!Urime!

    Përgjigju
  • Meta: 04/11/2019 09:10

    Opozita eshte shemtia e shemtise shqiptare,Dihet kush shin sa ishin tete vjet ne qeverisje varfruan,vrane e vodhen shqiptaret,demtuan SHQIPERINE SKAJSHMERISHT,TASH VAJTOJNE KRIMINELET DHE "MIQET" E SOJIT TE TYRE KRIMINAL.

    Përgjigju
  • Luan: 04/11/2019 07:20

    Ato qe shkruaj nuk dalin pse e shisni dhe ju ?ky turi spinaqi fytyre salduari nuk ben as per ne plera gjasht mujor esht ky cop bajge prokuror i direkt e bet si heroin e palermos po 100%% i kundert sa me shpejt te hetoet ky mor me 22 shtepi 700 mij euro si do bej kjo pun do iki nga kjo bot pa mar vesh cdo behet njesoj si me ufot egzistojn apo jo o milet e kuptoni cfar esht ber me drakulen ( sali)dhe gjith kullen e gjakut PD keto tridhjet vjet me drejtesin qe beri krye krimineli dhe ne ikem u syrgjynosem ne kurbet ne moshe jo fort te re (42)qe nga98ta u semurem dhe pronat e mija personalisht i besojn njerez pa shkolle kulturen un pronat i i vertet shkurtoj jeten ne kurbet posht njjer e per gjithmon kjo far anti popullore haram gjiri mor plera po kàq te babezotur kam shum po nuk dua te hap plaget respekte

    Përgjigju
  • Luan: 04/11/2019 05:33

    Respekte boll ini sepse eshte pjese dhe ka dale nga ajo parti e krimineleve me kurs gjasht mujorsh ka tridhjet vjet kjo drejtesi me more nga dhit me bere zabit

    Përgjigju
  • Niku: 03/11/2019 19:21

    Te pakten nuk e zgjodhen deputet.

    Përgjigju
  • Elis: 03/11/2019 15:16

    Sepse jane vete kriminele o bollino prandaj....

    Përgjigju
  • rezi: 03/11/2019 13:38

    Pikërisht kështu dehej të reagonte opozita jo të bëhet palë me krimin. Sikur të ishin të zgjuar e të lexonin analizat e këtij gazetari objektiv, jo të atyre që i nxitën në protesta e tani lehin si qentë(e kam fjalën për gazetarët e mediave që kanë marrë emrin përkëdhelës KAZAN) do ishin më pak zhgënjyes ndaj zgjedhësve. Nuk e kuptoj kujt i shërben kjo lloj opozite, që vetëm detyrën që i kanë caktuar zgjedhësit nuk bën. Pyetën ata kur dorëzuan mandatet të paktën ata që i votuan? Jo. Tani pse s'pyesin ore po c'donte ky prokurori me këta njerëz që njihen nga policia si të lidhur me krimin? Duke i dalë në mbrojtje në fakt ata ranë brënda, s'ka argument që sqaron e bind demokratët, pa le ata që nuk i kanë votuar. Po i bëni gropën vehtes, dhe pyetja që bëj si qytetare është: po nuk ka ndonjë në PD që e sheh katraurën ku është futur udhëheqja? Asnjë për be që të hapë sytë e mbyllur nga padija, plakja e lajthitja e atyre drejtuesve, pronarë të partisë???

    Përgjigju
  • Dako!: 03/11/2019 12:11

    Pergjigjen po ta jap une qytetari z.Bollino. Opozita e lulbash saliberishones dhe moniko kaptiinmodhes jane pjese e botes kriminale,ata bashkpunojm,mbeshtesin dhe perkrahin krimin dhe kriminelet per te ardhur ne pushtet,pasi populli nuk i voton, ata bejne pikerisht kete propogande duke dal ne mbroje te krimit,pasi sic theksova me lart ata kane bashudhtar me ta.Vete pergjegjesija qe ata kane mare paravotuesve tyre per te qendruar ne rruge dotthot qe jane ne mbeshtetje te krimit ordinjere.

    Përgjigju
  • ETHEM LALAJ: 03/11/2019 11:03

    Nje bravo e madhe per analizen z.Bollino.Ne te ghitha medjet Shqipetare vetem ju i bini ne koke pa-anshmeri krimit dhe atyre qe mbeshtesin kriminelet.Nje te dyte nuk ka e smund te kete derisa koka e krimit eshte drejtuesi partise qe alternohet ne pushtet sa here vjedh vota,prona,para;vret njerz ne nes te dites dhe mburret se do vrasi perseri..4,40,400..dhe drejtesia gajaset se qeshuri me perkrahjen e tij dhe ne dem te 90 % te popullit. -Rasti Prekurorit NDOJA dhe Gjyqtares QELESHI jane maja e aizbergut te mafies se pronave ne Durres,Lalez e kudo ne ate zone,ku SALIKRIMI me te bijen Argita ka bere çudira. -Dalja ne mbrojteve SB ndaj prekurorit mafioz tregon fytyren mbrojtes te krimit dhe urrejtjen ndaj E Rames qe po kerkon me çdo kusht te shemb piramiden kriminale ne drejtesi te ndertuar prej Sb qe ne 1992 me kursin 6 mujorvte plepave. -Rama dhe Braçe e dhan sinjalin per KLP DHE KLGJ.Dhe ne vend se keto te thirrnin qeveritaret per infomim teresor te problemit te krimit ne Gj.Lalzit,bene te kunderten.U bashkuane me SB ne mbrojtje te prekurorit qe rri,ha,pi,fle me kriminelet. -Kjo ngjarje eshte maja e ajzbergut te krimit te tokave ne shqiperi. .Prekuroti NDOJA dhe GJyqtarja QELESHI-mikja e Argites duhet te japin llogari per per pronat ne Durres e Lalez,dhe i forti i Shijakut duhet te arrestohet menjehere per torturimin e LIBANEZIT ne 2026. -Ka vetem nje zgjidhje: -Ose Prekuroret,Gjyqtaret,politikanet,bizeznebet,krimineket..ne burg dhe tu sekuestrohet pasuria siç kerkon Butestagu Gjerman...ose mbi ta te shkrehet KALLASHNIKOVI me 32 fishek per çdo njerin .Ndryshe ky vend ka marr fund.

    Përgjigju
    • CaBone: 03/11/2019 20:10

      Respekte Plako

  • E**A**: 03/11/2019 08:42

    Këto ngjarje dhe qëndrime janë bërë aq të shpeshta sa duken normale.

    Përgjigju
    • murat: 06/11/2019 13:46

      Ky me duket sikur ka ardhir Fosko Dinuci, ne shqiperi i ftiar mga Balla.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump

'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump