Deklarata e fortë e gazetarit Doçi: SPAK kërkoi 3 herë arrestimin e Ilir Metës, GJKKO e refuzoi! Nën hetim 5 ministra e ish-ministra

Një deklaratë të fortë ka bërë gazetari Adriatik Doçi i cili në studion e “Repolitix” me Denis Mingën në Report TV ka deklaruar se SPAK ka kërkuar tre herë arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Këto kërkesa të SPAK sipas Doçit janë refuzuar nga GJKKO.

“Çfarë ndodh me dosjen e Metës. Unë kam informacion që është rrëzuar tre herë arrestimi i Metës para vitit të ri. Ka dosje flagrante. Kanë ardhur provat flagrante nga SHBA për pastrim parash. E ka kërkuar SPAK arrestimin dhe ka refuzuar GJKKO”.

Kërkesa për arrestim Doçi tha se është bërë për çështjen e lobimit në SHBA dhe Meta akuzohet nga SPAK për pastrim parash.

“SPAK ka hapur vetëm disa raste sporadike korrupsioni. Është refuzuar arrestimi i Metës sepse hetimet nuk janë të plota duan prova të tjera dhe ka tre vite. Për çështjen e lobimit. Letërporositë nga SHBa kanë ardhur që prej vitit të kaluar dhe është konfirmuar fakti penal i dyshuar nga SHBA. Këto para janë shpenzuar gjatë 2016-2017 nga LSI në SHBA për lobin dhe këto para nuk janë deklaruar as në kqz as në ildkp. Dyshohet se janë para të pista që janë pastruar. Meta vazhdon i lirë sot, ku po godet drejtësia sot opozitën.”

Më tej gazetari deklaroi se 5 ministra dhe ish-ministra të PS janë nën hetim nga SPAK.

“Unë kam informacion të konfirmuar që janë 5 ministra dhe ish ministra nën hetim. Janë të maxhorancës. SPAK ka goditur deri tani në drejtim të qeverisë."

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Morinë/ Qentë endacakë kthehen në problem për udhëtarët

Morinë/ Qentë endacakë kthehen në problem për udhëtarët