Bomba në Gaza, të paktën 3 viktima, vritet dhe një ushtar i Hezbollahut! Mediat: Izraeli mund të lirojë 800 të burgosur në këmbim të pengjeve

Bomba në Gaza, të paktën 3 viktima, vritet dhe një ushtar i Hezbollahut! Mediat: Izraeli mund të lirojë 800 të burgosur në këmbim të pengjeve

Nga bombardimet në Gaza

Gaza- Teksa bisedimet e paqes apo shkëmbimit të pengjeve me të burgosur mes Tel Avivit dhe Hamasit duken edhe më pranë, nga ana tjetër Izraeli nuk i ka ndalur sulmet dhe bombardimet.

Numri i të vdekurve nga sulmi izraelit ditën e sotme (5 Shtator) pranë spitalit “Kamal Adwan”, në veri të Gazës, është të paktën tre të vdekur deri tani dhe disa të plagosur, shkruan “La Repubblica”.

Lajmin e raportoi edhe “Al Jazeera”, duke shtuar se disa persona janë plagosur në bastisje. Imazhet e shpërndara në internet tregojnë të lënduarit, përfshirë disa fëmijë, duke u evakuuar nga zona.

Edhe Hezbollahu ka njoftuar vdekjen e një prej milicëve të saj të vrarë në një sulm izraelit. Me eliminimin e Abbas Anis Ayoub, numri i milicëve shiitë të lidhur me Iranin që nga fillimi i luftës është rritur në të paktën 433. Njoftimi i Hezbollahut erdhi pas sulmit të IDF të mëngjesit të sotëm në Kafra, në Libanin jugor.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, nga ana tjetër qëndron kundër kërkesave të botës arabe dhe distancohet nga perspektiva e një marrëveshjeje paqeje, të cilën SHBA-të e thërrasin shumë.

Ndërkohë, Tel Avivi mbetet skena e protestave për kapjen e pengjeve, me zëra kritikë në rritje ndaj kryeministrit dhe veprimeve të tij.

Dhe Hamasi publikoi një video që tregon dy nga pengjet e gjetura të vdekur, duke fajësuar Netanyahun për mungesën e marrëveshjes për lirimin e tyre.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se deri tani ka pasur 40,878 vdekje që nga 7 tetori dhe 94,454 janë plagosur në ofensivën ushtarake izraelite në Rrip.

Media: Izraeli mund të lirojë 800 të burgosur në këmbim të pengjeve

Izraeli mund të lirojë gjithsej 800 të burgosur palestinezë, nëse arrihet një marrëveshje me Hamasin për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe shkëmbimin e pengjeve të mbajtura nga lëvizja islamike.

Këtë e raporton “Jerusalem Post”, duke cituar një zyrtar anonim të lartë të administratës amerikane, sipas të cilit, “mes terroristëve që do të liroheshin në këmbim të pengjeve do të kishte edhe disa dënime të përjetshme për vrasjen e civilëve”.

Më tej, sipas zyrtarit amerikan, marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit për Gazën është gati 90%. Çështja për t'u zgjidhur është ende ajo e lirimit të pengjeve dhe kontrollit të korridorit.

Kreu i ushtrisë egjiptiane kontrolloi situatën e sigurisë në kufirin me Gazën

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Egjiptiane, gjenerallejtënant Ahmed Fathy Khalifa, bëri një vizitë të papritur në kufirin me Rripin e Gazës, për të kontrolluar situatën e sigurisë.

Këtë e raportoi televizioni shtetëror egjiptian, duke cituar zëdhënësin e ushtrisë. Inspektimi vjen pas thirrjes së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për një prani të përhershme izraelite përgjatë korridorit në kufi, duke argumentuar se është një hap i nevojshëm për të siguruar që Hamasi të mos mund të riarmatoset dhe të rivendosë kontrollin e tij pas përfundimit të luftës me Izraelin.

Kajro ka kundërshtuar fuqishëm çdo formë të kontrollit izraelit mbi kufirin dhe ka protestuar, duke thënë se përcaktimi i korridorit si zonë ushtarake, do të shkelte marrëveshjen e paqes të vitit 1978 midis dy vendeve.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen