Bombardimet në Siri, Rusia kthen sytë nga Arabia, ja mesazhi që i dërgon
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se pas disfatës së DEASH-it në Siri dhe Irak, me Lidhjen Arabe mund të ndihmojnë për procesin e zgjidhjes politike dhe të ristrukturimit në rajon.
Presidenti Vladimir Putin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se pas disfatës së DEASH-it në Siri dhe Irak, me Lidhjen Arabe mund të ndihmojnë për procesin e zgjidhjes politike dhe të ristrukturimit në rajon, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas një deklarate nga Kremlini, Putin ka publikuar një mesazh me rastin e samitit 29-të të Lidhjes Arabe që mbahet në Arabinë Saudite.
Duke kujtuar se takimi po mbahet kur Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut po kalojnë në një periudhë të vështirë, Putin tha se konfliktet e armatosura në Siri, Irak, Libi dhe Jemen vazhdojnë të marrin jetë. Putin theksoi se këto vështirësi kërkojnë përpjekje kolektive, të koordinuara të komunitetit ndërkombëtar dhe se është rritur kërkesa për struktura shumëpalëshe si Lidhja Arabe.
"Ne së bashku mund të ndihmojmë në përshpejtimin e proceseve të zgjidhjeve politike dhe të ristrukturimit në Siri dhe Irak dhe mund të ndihmojmë në zgjidhjen e çështjeve jetësore në kushtet që lindin pas disfatës së forcave kryesore të DEASH", tha Putin, duke theksuar se Rusia është gati për bashkëpunim me Lidhjen Arabe për sigurinë rajonale.
Pasi ka theksuar se duhet të vazhdohet lufta kundër grupeve terroriste nën respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve arabe, Putin është shprehur: "Normalizimi në afat të gjatë në Lindjen e Mesme është i pamundur pa zgjidhjen e problemit palestinez. Pozicioni i Rusisë është i pandryshuar. Të gjitha çështjet që lidhen me territoret palestineze, duke përfshirë edhe çështjen e Kudsit, duhet të zgjidhen brenda kuadrit të negociatave të drejtpërdrejta Palestinë-Izrael, bazuar në rregullat universale ligjore, duke përfshirë vendimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe me përfshirjen e iniciativës paqësore arabe të Lidhjes Arabe".
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3942
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Ukrainë/ Përplasje mes Bratislavës dhe Kievit, Zelensky: Fico dëshiron të ndihmojë Putinin
24 Dhjetor, 07:32
-
Seuli: Mbi 1000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftuar për Rusinë
23 Dhjetor, 22:43
-
Kryeministri sllovak Fico takon Putinin, në një vizitë të rrallë nga një udhëheqës i BE-së në Moskë
22 Dhjetor, 21:25
-
Sulmi me dron në Kazan, Putin kërcënon sërish Ukrainën: Do përballen me shkatërrime më të mëdha ata që përpiqen të shkatërrojnë diçka në vendin tonë
22 Dhjetor, 16:45
-
Trump trysni për një marrëveshje që i jep fund luftës Rusi-Ukrainë
20 Dhjetor, 16:16
-
Lufta/ Vladimir Putin: Duhet ta kisha pushtuar Ukrainën më herët
19 Dhjetor, 19:47
-
Lufta në Ukrainë/ Putin: Gati për një ‘duel’ raketor me SHBA-në! Zelensky: Ai është një bastard
19 Dhjetor, 13:20
-
Atentat në Moskë, vritet gjenerali Kirillov dhe asistenti i tij! Ishte ngarkuar me ruajtjen e armëve bërthamore! Shpërthimi me 300 gr eksploziv pranë Kremlinit! Kievi pranon autorësinë
17 Dhjetor, 08:31
-
Lufta/ Merkel: S’e prisja që Putin ta pushtonte Ukrainën, të mos e lejojmë të fitojë! Rusia sulmon me 50 dronë, Kievi shkatërron kolonën armike të karburantit
16 Dhjetor, 09:11
-
Sirena lufte nga Putin, jo vetëm në fushëbetejë: Të gjithë janë kundër meje
14 Dhjetor, 18:32
-
Goditja e rëndë për Rusinë, si shërbimi sekret ukrainas eleminoi shkencëtarin e raketave të Putinit
14 Dhjetor, 15:36
-
Rënia e regjimit të Bashar al-Assad/ Diktatori do qëndrojë në një rezidencë sekrete në Moskë
13 Dhjetor, 19:12