TIRANE - Në tre seanca të veçuara Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lërë në burg ushtarakët e arrestuar më 15 korrik nga polcia e Durrësit dhe ajo e Lezhës, teksa në flagrancë ishin duke tregtuar shtatë bomba me celularë.
Masa e sigurisë arrest me burg për tre togerët është kërkuar nga prokurori i çështjes Përparim Kulluri, ndërsa ka qenë gjykatësi Fran Prendi që ka miratuar kërkesën e akuzës. Po ashtu Prokuroria ka kërkuar edhe tabulatet e ushtarakëve të ndaluar.
Tre togerët profesionistë që shërbenin në repartin ushtarak të Vaut të Dejës në Shkodër, Alban Donaj, Kleo Gjinkola dhe Fran Kola do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve ndërsa ata akuzohen për prodhim dhe tregtim të lëndëve plasëse.
Grupi kriminal u zbulua pas hetimeve tre mujore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe infiltrimit të një agjenti policie, i cili mund të blinte tek tre ushtarët një bombë me vlerë 1800 euro. E pas kësaj blerje agjenti infiltruar kishte porositur dhe shtatë të tjera, e kjo porosi kishte bërë që ushtarët të rrisnin çmimin në 2500 euro.
Arrestimi i tyre u bë në flagrancë teksa agjenti infiltruar shkëmbente paratë me bombat e telekomanduara me ushtarakët, ndërsa në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 7 bombat si dhe telefonat celularë të togerëve.
I vetmi që mban qëndrim mohues deri në këto momente është ushtaraku Fran Kola, ndërsa dy të tjerët kanë pranuar se kryen veprimtarinë e paligjshme por kanë shpjeguar se kjo ishte hera e parë që shisnin, paçka se akuza pretendon se tre atentate të ndodhura kohët e fundit 2 në Tiranë e një në Durrës janë kryer me bombat e blear tek ky grup.

(Në foto: Alban Donaj, njëri nga ushtarakët që u kapën me mina-celularë)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO