TIRANE- Pas infiltrimit të një agjenti policie në grupin kriminal të tre ushtarakëve që prodhonin e më pas tregtonin bombat e telekomanduara, grupi hetimor ka dyshime se tre atentate të ndodhura së fundmi 2 në Tiranë dhe një në Durrës janë kryer pikërisht me bombat e blera tek ky grup.
Burime për “A1 Report” nga grupi hetimor bënë me dije se Kleo Gjinkola dhe Alban Donaj kanë pranuar përfshirjen në këtë aktivitet kriminal, por kanë mohuar faktin që të kenë shitur ndonjë bombë nga ato që kanë prodhuar.
Ndërsa i arrestuari tjetër Fran Kola, sipas të njëjtave burime, ka mbajtur qëndrim mohues duke mos dhënë asnjë shpjegim për hetuesit.
Tre komandot e arrestuar do të dalin nesër para Gjykatës së Krimeve të rënda për tu njohur me akuzën, ndërsa deri në këto moment po punohet intensivisht me telefonat e sekuestruar komandove për të zbardhur të gjitha kontaktet që ata mbarnin e për të arritur tek porositësit e këtyre bombave.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO