Bombat telekomandë, i ndaluari:
Nuk e dija çfarë po transportoja

Bombat telekomandë, i ndaluari:<br />Nuk e dija çfarë po transportoja
TIRANE- Dy personat e arrestuar për tre minat me telekomandë që u sekuestruan dje në kryeqytet kanë dhënë dëshmitë para grupit hetimor.
 
Persona nga Vlora dhe Elbasani dyshohet se janë pjesë e rrjetit që merrej me prodhimin dhe tregtimin e minave telekomandë. 

Burime të Report Tv nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se po hetohen disa persona nga Elbasani dhe Vlora. 

Kjo edhe për faktin se nga dëshmia e Jurgen Muhos dhe Eraldo Kataroshit ka rezultuar se minat ishin prodhuar në Vlorë dhe më pas ishin transportuar drejt Elbasanit. 

Ka qenë 19-vjeçari Eraldo Kataroshi i cili kishte porositur minat në Vlorë. I riu nuk ka pranuar të japë detaje për personat që ja kanë dhënë bombat në Vlorë, por Policia ka identifikuar tashmë një person, i cili po mbahet në vëzhgim. 

Eksplozivët i kemi marrë në Vlorë. Morëm një makinë me qira për t’i transportuar.
 
Nuk e njoh personin i cili na dha minat. Eksplozivët janë marrë në Vlorë. Makina me qira
”, mësohet se u shpreh ai.

Eraldo Kataroshi, sipas burimeve Policore, i ka blerë minat nga 1 400 euro secilën. Ndërkohë 24-vjeçari jurgen Muho është shprehur para Policisë së ka qenë shoku i tij i cili i ka thënë se duhet të transportonte një pako, por pa ja specifikuar se çfarë. 

“Nuk e dija se çfarë po transportonim. Më tha Eraldo se duhet të transportonim një ngarkesë, por unë nuk kisha informacion”, ka thënë Jurgen Muho. 

Policia dyshon se kemi të bëjmë me një rrjet që prodhon dhe shet mina me telekomandë, ndërkohë që dy të rinjtë pritet të dalin para gjykatës dhe akuzohen për “Mbajtja pa leje e armëve, i bombave apo minave”.
 
Dy të rinjtë ishin duke lëvizur me makinë në rrugën 'Teodor Keko' në kryeqytet, kur policia ka ndërhyrë befasisht dhe ka gjetur 3 minat, të cilët ishin të lidhura me një telefon Nokia.
eraldo kataroshi
(Eraldo Kataroshi)
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja