Bond, koha për të vdekur?!

Bond, koha për të vdekur?!

Rovena Rrozhani

18 muaj pas shtyrjes së premierës botërore, Bond ia doli të shfaqet në ekranin e madh. Fillimisht në vendlindjen e tij, në Londër, e më pas në Amerikën e Veriut. Natyrisht mbërriti edhe në Tiranë, në premierën e mbajtur në Millennium. Përtej arkës së vogël shqiptare ku edhe tringëllima më e zbehtë e fitimeve është mjaft pozitive për kinemanë në këto kohë të vështira COVID-i, Bond ia ka dalë të arkëtojë gjetkë e sidomos në tregun e madh amerikan miliona dollarë. Në një industri kinematografike të thyer nga pandemia, Bond është si një lehtësim, oksigjen për të marrë pak më shumë frymë dhe për të risjellë të gjitha grupmoshat e publikut në kinema. Mision ende i vështirë, për t’u përmbushur gjithsesi.

Por le ta lëmë pak mënjanë pandeminë dhe pasojat e saj e të fokusohemi tek heroi i kinemasë britanike, agjenti 007. Edhe ky kapitull i ri i sagës plotëson kërkesat e publikut me skena të bukura aksioni ku makinat, motorët, avionët, armët e teknologjisë së fundit nuk duhet dhe nuk i mungojnë filmit. Po aq në ajër sa edhe plumbat janë edhe emocionet e tensioni ndonëse intriga nuk është aq e fortë sa dikur. Vajzat Bond aty rrotull tij, njëra syresh pikërisht me numrin e tij të famshëm. Ka edhe dramë, pak më shumë se në bëmat paraardhëse të Bond. Një lidhje, një fëmijë, karaktere pak të zhvilluara, por që gjithsesi i shërbejnë fundit, atij fundi që vjen i çuditshëm pas 140 minutash. Ndryshe nga sa premton titulli, Xhejms Bond e tradhëton publikun. Ai vdes dhe sado e paralajmëruar në minutat e fundit me përshkallëzimin e ngjarjeve që mbyllin çdo derë shpëtimi për Bond, sërish vdekja e tij është e vështirë për t’u pranuar. Pyetjet ngrihen vetvetiu. A u mbyll saga Bond? A është fundi i heroit një zgjidhje realiste apo një zgjidhje e gabuar që i shton realitetit të rënduar nga pandemia, kafshatën e pakapërdishme të pesimizmit apo trishtimit të humbjes? A është fundi në përputhje me linjën e Bond si një hero që ia del mbanë gjithmonë dhe asnjëherë nuk dështon me jetën e tij? Ai zhduket  pas misioneve, por atë dinë gjithmonë se ku mund ta gjejnë dhe si ta bindin për t’u rikthyer në lojë.

Midis zhgënjimit të vdekjes së një heroi të rritur në dekada dhe arsyetimit për ta pranuar atë, midis pyetjeve dhe opinioneve të shumta po enden aktualisht ndjekësit e filmit dhe kritika. Më të shumtët besojnë  se me këtë mbyllje të filmit thjesht i vihet pikë karrierës së Daniel Craig si agjenti 007, por jo sagës Bond. E këtu natyrshëm hapet një lojë e bukur e vijimit. Një Bond që zëvendëson Daniel Craig, është gjithmonë një mundësi. Në fund të fundit 007 është vetëm një numër, siç e thotë vetë heroi në film, një numër që mund ta mbajë kushdo dhe t’i japë fytyrën e tij një heroi të ri! Kështu producentët mund të luajnë me një “deus ex machina”  duke ngjitur premtimin e thyer të Bond, i cili ironikisht vdes pikërisht atëherë kur nuk ka kohë për të vdekur.  
Por ndoshta  e ardhmja u takon vajzave Bond dhe jo thjesht atyre që i qëndrojnë rrotull agjentit duke plotësuar edhe fillin e romancave, imazhit të vajzave të bukura dhe të forta, sharmante dhe dinake njëkohësisht. Ndoshta një 007 femërore e cila shfaqet në “No Time to Die”, por bën një hap prapa në këtë kapitull për hir të Xhejms Bond mund të jetë një linjë e re e kapitullit të ardhshëm. Disi i pabesueshëm ky shkëmbim gjinish, ku lëminë e heronjve e mbizotërojnë meshkujt ndonëse një shteg është lënë i hapur tashmë. Ky drejtim i ri do t’i vendoste ndjekësit e sagës përballë një tjetër sprove besnikërie ndaj heroit të tyre.

Loja mbetet e hapur, nëse mendojmë se mund të ketë një vijim. Por nëse nuk ka më Bond?  Atëherë është koha që të presim derisa të kuptojmë nëse kinemaja britanike po arkivon një nga sagat emblematike të historisë së saj apo thjesht ka lënë një fletë bosh për të rinisur një epokë të re Bond.

M.Q./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bardhyl: 13/10/2021 13:17

    Treguam se jemi gjaknxehtë, se nuk dimë ta përmbajmë veten edhe në çaste të vështira, treguam se nuk meritojmë të shkojmë në botëror, treguam mungesë kulture dhe edukate, treguam se jemi akoma shumë prapa botës, sepse nuk i lamë as futbollistët tanë të tregonin se kishin akoma shumë minuta për të barazuar, bile edhe për të fituar. Futbollistët dhe trainieri nuk kanë asnjë gabim në këtë humbje. Humbëm të gjithë për faj të disa fansave rrebelë, që u mungon edukata edhe respekti për vetveten !

    Përgjigju
  • Tosi: 13/10/2021 04:47

    Sa e felle kjo analiza. Dmth, duke reflektuar ne bar ngrenesit arrijme te kuptojme qe nese Bondi yne, Rama, larg qofte na le shendene politikisht, nje tjeter, me te njejten targe "deux ex machina" mbin, pra heroi i premieres, James Veliaj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve