/ATSH/- Interesat e bonove të thesarit regjistruan përsëri një ulje të lehtë në ankandet e kësaj jave.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bonot me maturim 12 mujor u emetuan me një interes mesatar të ponderuar prej 3.52%, nga 3.57% që kishte qënë interesi në ankandin e mëparshëm.
Ulje regjistruan edhe interesat e bonove me maturim 6-mujor, që u shitën në ankand me një interes mesatar prej 3.14%, nga 3.25% që kishte qënë interesi në ankandin e mëparshëm. Nga 14.9 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim, në ankande u paraqitën gjithsej oferta në vlerën e 19.3 miliardë lekëve.
Që nga fillimi i vitit 2015, interesat e bonove 12 mujore janë rritur me afërsisht 0.3 pikë përqindje, ndërsa në javët e fundit ka regjistruar një korrigjim të lehtë në rënie.
/Shqiptarja.com