Bora, disa fshatra të bllokuar e pa
drita, ndihma në Klos e KelmendJa rrugët e kalueshme e të bllokuara
D

Bora, disa fshatra të bllokuar e pa<br />drita, ndihma në Klos e KelmendJa rrugët e kalueshme e të bllokuara<br />D
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta në të gjithë vendin. Disa akse rrugore rurale në zona të thella malore nuk ka qenë e mundur të hapen plotësisht. Firmat kontraktore po punojnë me forca dhe mjete në akset rrugore problematike.
 
Akset nacionale janë plotësisht të qarkullueshme dhe vetëm në disa segmente ka nevojë për përdorimin e zinxhirëve.
 
Punonjësit e emergjencave, Policia e Shtetit dhe gjithë strukturat e angazhuara për përballimin e situatës, gjenden në terren për t’iu gjendur pranë qytetarëve e mjeteve në vështirësi.
 
Furnizimi me energji elektrike ka qenë gjithashtu me ndërprerje në zonat e thella për shkak të ngricave, ndërkohë grupet e specialistët të OSHEE janë duke punuar për riparimin e defekteve.
 
Sot ministri i Punëve të Brendshme ka inspektuar nga afër situatën në bashkinë Klos të qarkut Dibër ku ka nisur dhe shpërndarja e ndihmave.
 
Ministri Tahiri ka kontaktuar me drejtuesit e bashkive dhe komunitetin, duke dëgjuar shqetësimet e tyre në lidhje problemet që kanë dalë prej situatës së krijuar nga reshjet e dëborës dhe temperaturave të ulëta. Për familjet në nevojë u shpërndanë ndihma që konsistonin në 10 ton miell, 4 ton mallra ushqimore, 200 batanije e 200 xhupa.
 
Nga helikopterët e ushtrisë që shoqëroheshin nga punonjësit e DPEC, sot janë shpërndarë në Njësinë Administrative Kelmend të Malësisë së Madhe, 60 pako me ndihma ushqimore 60 copë batanije dhe veshmbathje, si dhe në Njësinë Administrative Lurë, të qarkut Dibër 60 pako të tjera ushqimore me 60 batanije dhe veshmbathje.

[gallery]20509[/gallery]
Rrugët e bllokuara
Bashkia Shkodër dhe Malësi e Madhe, po bashkëpunojnë me dy mjete për të hapur akset Qafë Thore dhe Shosh.
 
Deri tani është ndërhyrë në segmentin rrugor nga fshati Kir i Njësisë Administrative Pult deri në Qafë Mali i Shoshit. Për hapjen e kësaj rruge po punojnë dy mjete fadroma, një kamion dhe 12 punonjës të subjektit të kontraktuar.
 
Segmenti Qafë Bordoleci–Vermosh, trashësia e dëborës mbi 80 cm e pa kalueshme.
 
Aksi rrugor Bardhet – Iballë ende i bllokuar por ka edhe 7 km për tu hapur. Vazhdon puna për hapjen e tij.
 
Lezhë, në të gjithë territorin e qarkut vazhdojnë temperaturat e ulëta, probleme me rrugët dhe në disa zona ka probleme me ujin e pijshëm.
 
Të bllokuara janë rrugët Shëngjin - Xhuxhë dhe Sang - Hebe në Fan.
 
Rrugët rurale Bulshar - Nënshejt - Lajthizë dhe Reps - Gurth - Spaç janë të bllokuara.
 
Pa ujë
Në qytetin e Vaut të Dejës dhe Njësia Administrative Bushat ka probleme të furnizimit me ujë të pijshëm nga ngrirja e tubacioneve në banesa.
 
Po ashtu edhe Njësia Administrative Vig Mnelë që mbrëmë vazhdon të jetë pa energji elektrike dhe pa furnizim me ujë të pijshëm.
 
Pa drita
Njësia Administrative Hajmel rezulton me mungesë të energjisë elektrike, pasi era e fortë ka dëmtuar rrjetin elektrik të tensionit të lartë.
 
Në bashkinë Fushë-Arrëz raportohet për mungesë të energjisë elektrike në fshatrat Tuc, Kokedode, Levoshe.


Emergjencat Civile: Situata deri në 17:30

QARKU SHKODËR.
Në qarkun Shkodër vazhdon situata e ngricave dhe temperaturave të ulëta edhe gjatë orëve të fundit, megjithatë në vazhdim kemi një përmirësim të situatës.

Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së qarkut po punohet intensivisht për shkëmbimin e informacionit dhe disiplinimin e qarkullimit rrugor në të gjithë akset nacionale, njëkohësisht po bashkëpunon me bashkitë për strehimin dhe trajtimin me ushqim të endacakëve kryesisht në bashkinë Shkodër.

Bashkia Shkodër dhe Malësi e Madhe, po bashkëpunojnë me dy mjete për të hapur akset Qafë Thore dhe Shosh.

Nga të gjithë anëtaret e KECQ vazhdon të ndiqet sistematikisht situata e krijuar nga reshjet e dëborës.

Prefekti është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë drejtuesit e Bashkive, strukturave të Emergjencat Civile, për marrjen e informacionit për familjet më në nevojë dhe mbështetjen e tyre me ndihma ushqimore.
 
Në segmentin rrugor për në Njësinë Administrative Shalë, qarkullohet me vështirësi, pavarësisht se është pastruar nga dëbora por ka prezencë të ngricave dhe nuk ka sa duhet kripës dhe skorjeve, por po i kërkohet subjektit mirëmbajtës për të ndërhyrë me shtimin e hedhjes së sasisë së kripës.
 
Puna vazhdohet për zhbllokimin e rrugës në drejtim të Bregut të Lumit nga Mali i Shoshit, njëkohësisht në disa segmente të kësaj rruge është hedhur edhe kripë.
 
Deri tani është ndërhyrë në segmentin rrugor nga fshati Kir i Njësisë Administrative Pult deri në Qafë Mali i Shoshit. Për hapjen e kësaj rruge po punojnë dy mjete fadroma, një kamion dhe 12 punonjës të subjektit të kontraktuar.
 
Bashkia ka aktivizuar drejtues të Emergjencave Civile, administratorët e tre Njësive dhe së bashku me një grup n/specialistësh e punonjësish për ndjekjen e problemeve në terren.

Sot do të shtohen në terren edhe dy mjete të tjera, njeri i siguruar nga Bashkia Shkodër dhe tjetri i siguruar nga DPEC, të cilat do të punojnë në Njësitë Administrative Pult dhe Shosh.
 
Në qytetin e Vaut të Dejës dhe Njësia Administrative Bushat ka probleme të furnizimit me ujë të pijshëm nga ngrirja e tubacioneve në banesa.
 
Njësia Administrative Hajmel rezulton me mungesë të energjisë elektrike, pasi era e fortë ka dëmtuar rrjetin elektrik të tensionit të lartë.

Po ashtu edhe Njësia Administrative Vig Mnelë që mbrëmë vazhdon të jetë pa energji elektrike dhe pa furnizim me ujë të pijshëm.
 
Bashkia Malësi e Madhe.
Segmenti Qafë Bordoleci–Vermosh, trashësia e dëborës mbi 80 cm e pa kalueshme. Po punohet për zhbllokimin e këtij segmenti nga një mjet i tipit fadromë dhe një mjet borëpastruese, ka rreth 9 km për tu hapur akoma.

Rrugët e Bogës dhe Razmes janë të kalueshme me zinxhir nga të gjitha mjetet.

Nuk raportohen probleme me energjinë elektrike.
 
Bashkia Pukë dhe Fushë Arrëz.
Aksi rrugor Qafë Mali–Qafa Shllak, në territorin e rrethit Pukë është i hapur por në disa pjesë të saj qarkullohet me zinxhirë.

Aksi rrugor Bardhet – Iballë ende i bllokuar por ka edhe 7 km për tu hapur. Vazhdon puna për hapjen e tij.
 
Rrugët e tjera janë të kalueshme por mjetet e tonazhit të vogël duhet të përdorin zinxhirë për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.
 
Në bashkinë Fushë-Arrëz raportohet për mungesë të energjisë elektrike në fshatrat Tuc, Kokedode, Levoshe. OSHEE po punon intensivisht për rikthimin e energjisë elektrike në këto zona. Emergjenca shëndetësore nuk ka patur.
 
QARKU KUKËS.
Aksi rrugor Bajram Curri–Valbonë, është i hapur dhe qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë. Ka prani të erërave të forta dhe në disa vende trashësia e borës arrin deri në 100 cm. Mjetet borëpastruese janë të gjitha në punë.
 
Aksi rrugor Ura e Bujanit – Qafë Morinë, Sopot – Kërn – Tropojë, është i hapur dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar dëborën dhe hedhur kripë. Ka prani të erërave të forta.
 
Aksi rrugor Bajram Curri – Kam, është i hapur por qarkullimi rekomandohet me zinxhirë sepse ka prezencë akulli.
 
Në aksin rrugor Tuneli Kalimashit–Dogana Morinë, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
 
Aksi rrugor Kukës–Bushtricë, K/Domaj–Reç është i hapur, qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë, për shkak të akullit. Mjetet borëpastruese janë në punë.
 
Aksi rrugor Kukës–Ura e Zapodit qarkullohet pjesërisht me zinxhirë
 
Në aksin rrugor Krumë–Qafë Prush, Plepa – Kam, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në Qafë Prush ka rreth 40-60 cm borë.
 
Në aksin rrugor Shote Galica – Qendër Kukës – Krumë, rruga është e hapur, por qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Dëbora në Qafën e Toblit arrin deri në lartësinë 50 cm. Mjetet borepastruese janë në gatishmëri.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar