Bora mbulon jugun, bllokohen
disa zona në veri dhe Skrapa

Bora mbulon jugun, bllokohen<br />disa zona në veri dhe Skrapa
Në të gjithë vendin vijojnë kushtet e rënduara të motit me temperatura disa shkallë poshtë zeros, që kanë shkaktuar probleme në jetën dhe aktivitetin e përditshëm të njerëzve.
 
Janë rikthyer sërish reshjet e dëborës në vend nga veriu në jug të vendit duke shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve, ndërsa disa zona vazhdojnë që të jenë të bllokuara.
 
Gjatë natës ka pasur reshje në veri, por edhe në jug dhe në jug-lindje në Gjirokastër, Korçë dhe në Sarandë.
 
Aktualisht probleme ka në disa fshatra në Dibër, Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarkun e Korçës është bllokuar aksi Ersekë – Leskovik.
 
Problemet kryesore janë krijuar në qarkullimin në rrugë dhe në mjaft qytete, edhe në furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike.
 
Ngricat në rrugë, akulli i krijuar, bora e hedhur për shkak të erës së fortë janë një problem i vazhdueshëm për drejtuesit e mjeteve.
 
Në Kukës në bashkëpunim me bashkinë si dhe spitalin rajonal janë transportuar në spital dy qytetarë të sëmurë nga fshatrat Krye-Madh dhe Pistë.
 
Qyteti i Lezhës, por edhe rrethinat janë pa ujë të pijshëm, si pasojë e ngrirjes së tubacioneve.
 
Ndërsa në Gjirokastër dhe në qytetin e Sarandës nuk raportohet për probleme, policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë shumë kujdes.
 
Strukturat e angazhuara me mirëmbajtjen e rrugëve, firmat e kontraktuara etj., kanë vijuar punën e tyre për hapjen e rrugëve nacionale të cilat qanë të qarkullueshme pa zinxhirë në pjesën dërrmuese te tyre.
 
Mbeten disa akse rurale ende të pahapur ku po punohet vazhdimisht që të bëhet i mundur qarkullimi i mjeteve.
 
Edhe gjatë ditës së djeshme ka vijuar furnizimi i zonave më të prekura me ndihma për banorët në vështirësi të cilëve u janë shpërndarë pako me ushqime, veshmbathje.


Të bllokuar
Vazhdon puna për zhbllokimin e rrugës në drejtim të Bregut të Lumit nga Mali i Shoshit
 
Segmenti për në Qafën e Malit të Shoshit hapur por nevojiten edhe 2-3 ditë punë për zhbllokimin e rrugës Mali i Shoshit - Theth.
 
Segmenti Qafë Bordoleci–Vermosh, trashësia e dëborës mbi 80 cm e pa kalueshme.
 
Aksi rrugor Bardhet – Iballë ende i bllokuar por ka edhe 7 km për tu hapur. Vazhdon puna për hapjen e tij.
 
Janë të bllokuara disa fshatra në lartësi të mëdha sidomos në Njësitë administrative Lekbibaj, Margegaj, dhe Tropojë e Vjetër.
 
Rrugët rurale Bulshar - Nënshejt - Lajthizë dhe Reps - Gurth - Spaç janë të bllokuara.
 
 
Pa ujë
Në Vaun e Dejës ka problem të furnizimit me ujë të pijshëm nga ngrirja e tubacioneve në banesa.

Njësia Administrative Bushat ka të njëjta probleme me furnizimin me ujë të pijshëm për shkak të ngrirjes së tubacioneve të konsumatorëve.
 
Në të gjithë territorin e qarkut Lezhë vazhdojnë temperaturat e ulëta, probleme me rrugët dhe në disa zona ka probleme me ujin e pijshëm.
 
 
Pa drita

Njësia Administrative Hajmel rezulton me mungesë të energjisë elektrike, pasi era e fortë ka dëmtuar rrjetin elektrik të tensionit të lartë.
 
Njësia Administrative Vig Mnelë që mbrëmë vazhdon të jetë pa energji elektrike dhe pa furnizim me ujë të pijshëm.
 
Në bashkinë Fushë-Arrëz raportohet për mungesë të energjisë elektrike në fshatrat Tuc, Kokedode, Levoshe.
 
Në Njësinë Administrative Malzi, fshati Çam ka problem me furnizim me energji elektrike.

Situata në të gjitha vendin

Ora 11:30 Emergjencat Civile: Situata dhe masat - 11 Janar, ora 11:30
Në të gjithë vendin vijojnë kushtet e rënduara të motit me temperatura disa shkallë poshtë zeros, që kanë shkaktuar probleme në jetën dhe aktivitetin e përditshëm të njerëzve.
 
Problemet kryesore janë krijuar në qarkullimin në rrugë dhe në mjaft qytete, edhe në furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Ngricat në rrugë, akulli i krijuar, bora e hedhur për shkak të erës së fortë janë një problem i vazhdueshëm për drejtuesit e mjeteve.
 
Strukturat e angazhuara me mirëmbajtjen e rrugëve, firmat e kontraktuara etj., kanë vijuar punën e tyre për hapjen e rrugëve nacionale të cilat qanë të qarkullueshme pa zinxhirë në pjesën dërrmuese te tyre. Mbeten disa akse rurale ende të pahapur ku po punohet vazhdimisht që të bëhet i mundur qarkullimi i mjeteve.
Edhe gjatë ditës së djeshme ka vijuar furnizimi i zonave më të prekura me ndihma për banorët në vështirësi të cilëve u janë shpërndarë pako me ushqime, veshmbathje etj.
 
Situata në akset rrugore në të gjithë vendin,paraqitet si më poshtë:
 
QARKU SHKODËR
Në Njësinë Administrative Pult është e njëjta gjendje, temperaturat janë të ulëta dhe mungon energjia elektrike.
Segmenti rrugor për në Njësinë Administrative Shalë, qarkullohet me vështirësi, pavarësisht se është pastruar nga dëbora por ka prezencë të ngricave.
Vazhdon puna për zhbllokimin e rrugës në drejtim të Bregut të Lumit nga Mali i Shoshit.
Segmenti për në Qafën e Malit të Shoshit hapur por nevojiten edhe 2-3 ditë punë për zhbllokimin e rrugës Mali i Shoshit - Theth.
Ditën e djeshme ka nisur identifikimi i popullatës së bllokuar në tre Njësi Administrative të Dukagjinit, si dhe nevoja për ushqime për blegtorinë në fermat e kësaj zone.
Në Vaun e Dejës ka problem të furnizimit me ujë të pijshëm nga ngrirja e tubacioneve në banesa.
Njësia Administrative Bushat ka të njëjta probleme me furnizimin me ujë të pijshëm për shkak të ngrirjes së tubacioneve të konsumatorëve.
Njësia Administrative Hajmel rezulton me mungesë të energjisë elektrike, pasi era e fortë ka dëmtuar rrjetin elektrik të tensionit të lartë.
Njësia Administrative Vig Mnelë që mbrëmë vazhdon të jetë pa energji elektrike dhe pa furnizim me ujë të pijshëm.
Segmenti Qafë Bordoleci–Vermosh, trashësia e dëborës mbi 80 cm e pa kalueshme. Po punohet për zhbllokimin e këtij segmenti me një mjet borëpastruese.
Rrugët e Bogës dhe Razmes janë të kalueshme me zinxhir nga të gjitha mjetet.
Aksi rrugor Qafë Mali–Qafa Shllak, në territorin e rrethit Pukë është i hapur por në disa pjesë të saj qarkullohet me zinxhirë.
Aksi rrugor Bardhet – Iballë ende i bllokuar por ka edhe 7 km për tu hapur. Vazhdon puna për hapjen e tij.
Rrugët e tjera janë të kalueshme por mjetet e tonazhit të vogël duhet të përdorin zinxhirë për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.
Në bashkinë Fushë-Arrëz raportohet për mungesë të energjisë elektrike në fshatrat Tuc, Kokedode, Levoshe. OSHEE po punon intensivisht për rikthimin e energjisë elektrike në këto zona. Emergjenca shëndetësore nuk ka pasur.
Bashkia Shkodër dhe Malësi e Madhe, po bashkëpunojnë me dy mjete për të hapur akset Qafë Thore dhe Shosh.
Nga të gjithë anëtaret e KECQ vazhdon të ndiqet sistematikisht situata e krijuar nga reshjet e dëborës. Prefekti është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë drejtuesit e Bashkive, strukturave të Emergjencat Civile, për marrjen e informacionit për familjet më në nevojë dhe mbështetjen e tyre me ndihma ushqimore.
 
QARKU KUKËS
Të gjitha akset nacionale qarkullojnë pjesërisht pa zinxhirë.
Në rrugën e Kombit punojnë 4 borëpastruese, por është e qarkullueshme pa zinxhirë.
Segmenti Ura e Zapodit–Shishtavec punon 1 fadromë, por e qarkullueshme me zinxhirë.
Aksi rrugor F-Dugagjin–Q.Shllak po punojnë 2 borëpastruese, por e qarkullueshme pa zinxhirë deri në Qendrën e Njësisë Administrative Malzi.
Aksi rrugor Njësia Administrative-Qafë Shllak –Qafë Mali, e qarkullueshme me zinxhirë.
Aksi rrugor B.Curri-Q.Morinë, e qarkullueshme pa zinxhirë.
Aksi rrugor B.Curri-Fierzë, e qarkullueshme pa zinxhirë.
Aksi rrugor Dushaj-Lekbibaj, e qarkullueshme pa zinxhirë.
Aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë, është i hapur dhe qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë. Ka prani të erërave të forta dhe në disa vende trashësia e borës arrin deri në 100 cm. Mjetet borëpastruese janë të gjitha në punë.
Aksi rrugor Ura e Bujanit-Qafë Morinë, Sopot-Kërn-Tropojë, është i hapur dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar dëborën dhe hedhur kripë. Ka prani të erërave të forta.
 
Aksi rrugor Bajram Curri-Kam, është i hapur por qarkullimi rekomandohet me zinxhirë sepse ka prezencë akulli. Mjetet borëpastruese janë në punë. Edhe në këtë aks ka prani të erës së fortë.
 
Në aksin rrugor Tuneli Kalimashit-Dogana Morinë, qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Puna vazhdon pa ndërprerje për pastrim dhe kriposje.
Aksi rrugor Kukës–Bushtricë, K/Domaj–Reç është i hapur, qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë, për shkak të akullit. Mjetet borëpastruese janë në punë.
Aksi rrugor Kukës–Ura e Zapodit qarkullohet pjesërisht me zinxhirë dhe është bërë dhe kriposja e tij.
Në aksin rrugor Krumë-Qafë Prush, Plepa-Kam, punojnë 2 borëpastruese, por qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në Qafë Prush ka rreth 40-60 cm borë.
Në aksin rrugor Shote Galica-Qendër, Kukës-Krumë, rruga është e hapur, por qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Dëbora në Qafën e Toblit arrin deri në lartësinë 50 cm.
Mjetet borëpastruese janë në gatishmëri. Nëpër kthesa të ekspozuara era e fortë ka mbledhur rreth 1.5-2 m borë. Është hedhur kripë për të eleminuar ngricat.
Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe fuqi punëtore.
Aksi rrugor për në Njësinë Administrative Arrën është i bllokuar.
 
Janë të bllokuara disa fshatra në lartësi të mëdha sidomos në Njësitë administrative Lekbibaj, Margegaj, dhe Tropojë e Vjetër.
Në Njësinë Administrative Malzi, fshati Çam ka problem me furnizim me energji elektrike.
Komisioni i Emergjencave Civile vazhdon të ndjekë situatat sipas informacioneve të marra duke e shoqëruar me detyrat përkatëse.
 
QARKU LEZHË
Në aksin rrugor Rrëshen – Tuneli i Thirrës, janë marrë masat për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë, në të gjithë aksin.
Aksi rrugor Kurbnesh-Lurë është i qarkullueshëm me zinxhirë.
Rrugët rurale Bulshar - Nënshejt - Lajthizë dhe Reps - Gurth - Spaç janë të bllokuara.
Në të gjithë territorin e qarkut vazhdojnë temperaturat e ulëta, probleme me rrugët dhe në disa zona ka probleme me ujin e pijshëm. Deri tani nuk ka probleme në jetën e njerëzve, blegtori dhe banesa.
Në territorin e Bashkisë Mirditë, vazhdon akoma situatë e vështirë për shkak të kushteve klimaterike, situatë e cila po mbahet në kontroll të vazhdueshëm nga Komisioni i Emergjencave Civile.
 
QARKU ELBASAN
Në aksin rrugor Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, për shkak të ngricave. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Aksi rrugor Elbasan – Gjinar po pastrohet dhe kriposet, në vendet ku ka ngrica. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në aksin rrugor Librazhd – Stëblevë, qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë për shkak të ngricave.
Aksi rrugor Tiranë-Dalja e Tunelit-Elbasan nuk ka probleme për qarkullimin. Është pastruar dhe spërkatur me kripë.
 
QARKU KORÇË
Gjatë natës ka pasur temperatura shumë të ulëta dhe erë të fortë, e cila ka hedhur dëborë mbi segmente të ndryshme të rrugës.
Në aksin rrugor Njësia Administrative Boboshticë-Dardhë dhe Korçë-Voskopojë qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.
Në aksin rrugor Korçë- Ersekë në Qafën e Qarrit qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.
Kompanitë e mirëmbajtjes vazhdojnë të punojnë për pastrim dhe kriposje të akseve rrugore që kanë me kontraktim.
Të gjitha akset e tjera të qarkut Korçë janë të kalueshme pa zinxhirë.
 
QARKU DIBËR
Aksi rrugor Kuben - Vasie, është i hapur, por qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Edhe në aksin rrugor Peshkopi - Qafë Drajë, qarkullimi bëhet me zinxhirë.
Mjetet borëpastruese janë të gjitha në punë.
Në aksin rrugor Qafë Bualli–Peshkopi–Maqellarë–Bllatë qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Aksi rrugor Ura–Komsi–Ulëz–Ura e Matit është i hapur dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Mjetet borëpastruese janë në punë.
Në aksin rrugor Ura e Qytezës-Zerqan, Ura e Cerenecit - Stëblevë, qarkullimi bëhet me zinxhirë.
Në aksin rrugor Skuraj–Qafë Bualli qarkullohet pa zinxhirë.
Në aksin rrugor Qafë Bualli - Krastë, qarkullimi bëhet me zinxhirë. Ky aks është trajtuar me kripë për shkak të ngricave.
 
QARKU TIRANË
Aksi rrugor Qafë Priskë-Qafë Mollë është i kalueshëm me zinxhirë.
Akset e tjera rrugore janë të kalueshme pa zinxhirë. Në orët e para të mëngjesit ka pasur prezencë ngrice në disa segmente rrugore.
Komisioni Emergjencave i Bashkisë Tiranës ka monitoruar e menaxhuar situatat që janë evidentuar duke i dhënë zgjidhje të menjëhershme nëpërmjet aktivizimit të forcave Operacionale që veprojnë në terren.
Grupet e punës së Ujësjellës Kanalizime kanë punuar për riparimin e defekteve në tubacione si pasojë e çarjes së tubave të ujit nga ngricat.
 
Qarku Vlorë

Si pasojë e reshjeve të borës ditën e djeshme dhe sot në mëngjes ka pasur prezencë ngrice në Qafën e Muzinës. Policia rrugore po monitoron situatën dhe rekomandon drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirët në segmente të caktuara.
Në Qafën e Llogarasë firma kontraktore ka vazhduar punën për pastrimin e rrugës. Kalimi i automjeteve kryhet pa zinxhirë.
Furnizimi me energji elektrike është kryer normalisht.
 

Ora 11:00 Skrapar, bllokohen disa fshatra
Edhe në Skrapar raportohet se janë bllokuar disa fshatra në zona të thella malore, si pasojë e reshjeve të dëborës dhe rrëshqitjes së dherave.

Ora 10:00 Situata e akseve nacionale rekomandime nga ARRSH
 
Tiranë
Akset e Qarkut të Tiranës qarkullohen pa zinxhirë.  Segmenti Qafë Priskë – Qafë Mollë, i kalueshëm pa zinxhirë. Me zinxhirë qarkullohet vetëm segmenti i fundit i këtij aksi Qafë Mollë - Bizë
 
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
 
Durrës
Në Qafë Shtamë dhe në Sarisalltik qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Po punohet me hedhje kripe, për shkak të ngricave.
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
 
Elbasan
Në aksin Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, 3 tonë kripë, për shkak të ngricave. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
 
Aksi Elbasan – Gjinar po pastrohet dhe kriposet në  vendet ku ka ngrica. Kalimi pa zinxhirë.
Në aksin Librazhd – Steblevë,  segmenti Lunik -  Steblevë  qarkullimi kryhet  pjesërisht me zinxhirë për shkak të ngricave.  Janë hedhur 2 tonë kripë.
 
Dalja e Tunelit – Elbasan nuk ka probleme për qarkullimin. Është pastruar dhe spërkatur me kripë.
 Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
 
Berat
Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.
 Të zbatohet sinjalistika rrugore.
 
Vlorë
Në Vlore - Llogora vazhdon puna për  pastrimin  dhe  kriposjen  e aksit. Qarkullimi është me zinxhirë.
Në aksin Palasë – Sarandë, në  Shën Vasil, qarkullimi është me zinxhirë.
 
Në Sarandë ka rreshje bore, rreth 10 cm. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
 
Gjirokastër
Në Gjirokastër ka rreth 20 cm borë.
 
Në Jorgucat - Muzinë – Sarandë  qarkullimit është me  zinxhirë.
 
Akset Gjirokastër – Kakavijë dhe Tepelenë – Gjirokastër, qarkullohen me zinxhirë.
Në aksin Valare - Erind – Çajup, segmenti Valare – Çajup kalohet me zinxhirë. Segmenti Erind - Çajup  e bllokuar, Aksi  Ura e Leklit – Përmet – Çarshovë – 3 Urat  qarkullohet  me zinxhire.
 
Të gjitha akset e këtij Qarku sot qarkullohen me zinxhirë. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica.
 
[gallery]20520[/gallery]
Korçë   
Gjatë natës ka rënë rreth 10 cm borë. Të gjitha akset e Korçës qarkullohen me zinxhirë.
 
Kontraktorët janë duke bërë pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore.
 
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica.
 
Fier
Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. Të zbatohet sinjalistika rrugore.
 
Lezhë
Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, janë marrë masat për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë, me kujdes, në të gjitha korsitë.
 
Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset tjera të këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin.
 
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
 
Kukës
Trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Valbonë, arrin deri në 100 cm.  Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Ka prani të erërave të forta. Qarkullimi kryhet pa zinxhire.
 
Trashësia e borës në aksin Ura e Bujanit – Qafë Morinë, Sopot – Kërn – Tropojë, arrin deri në 50 cm. 
 
Mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar aksin. Aksi është i hapur. Është hedhur kripë. Ka prani të erërave të forta. Qarkullimi kryhet pa  zinxhirë.
 
Trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Kam, arrin deri në 50 cm.  Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Kemi prani të erës së fortë.  Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.
 
Në aksin Tuneli Kalimashit – Dogana Morinë, trashësia e borës arrin deri në  70 cm.  Aksi është i hapur. Aksi qarkullohet pa zinxhirë.  Firma kontraktore ka bërë pastrimin dhe spërkatjen e aksit  me kripë. Puna vazhdon pa ndërprerje për pastrim dhe kriposje.
 
Trashësia e borës në aksin Kukës – Bushtricë, K/Domaj – Reç, arrin deri në 70 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet  të kryhet me zinxhirë.
 
Aksi Kukës – Ura e Zapodit dhe  ka rreth 40 – 50  cm borë. Është bërë pastrimi i aksit dhe kriposja. Qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.
 
Edhe aksi Krumë – Qafë Prush, Plepa – Kam  ka rreth 40-60 cm borë (në Qafë Prush). Qarkullimi kryhet me zinxhirë.
 
Trashësia e borës në aksin Shote Galica – Qendër Kukës – Krumë, arrin deri në 50 cm (Në Qafën e  Toblit).  Mjetet borepastruese janë në gadishmëri.
 
Nëpër kthesa të ekspozuara era e fortë ka mbledhur rreth  2 m borë.  Është hedhur kripë për të eleminuar ngricat.  Aksi është i hapur . Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.
 
Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjete dhe fuqi punëtore. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në akset ku ka prani të ngricave në rrugë.
 
Dibër
Në aksin Kuben - Vasie, ka 50 cm borë, qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Në aksin Peshkopi - Qafë Drajë, ka 50 cm borë.
 
Mjetet borepastruese janë në punë. Aksi është i hapur. qarkullimi bëhet me zinxhirë.
 
Në aksin Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë ka rreth 30 cm borë. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Trashësia e borës në Ura – Komsi – Ulëz – Ura e Matit arrin deri në 20 cm.  Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është I hapur. Qarkullimi kryhet pa  zinxhirë.
 
Në aksin Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Cerenecit - Steblevë, ka rreth 50 cm  borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë.
 
Në aksin Skuraj – Qafë Bualli qarkullohet pa zinxhirë.
 
Në aksin Qafë Bualli - Krastë, ka 35-40 cm borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë. Është hedhur kripë për shkak të ngricave.
 
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka prani të ngricave në rrugë.
 
Shkoder
Trashësia e borës në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen arrin deri në 30cm.  Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet  me zinxhirë
 
Nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Është hedhur kripë nga firma kontraktore.  Mjetet janë në gadishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje.Qarkullimi kryhet pa  zinxhirë.
 
Trashesia e borës në aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin, arrin deri në 120 cm ( në Qafë Mali).  Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit.
 
Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Trashësia e borës në aksin Qafë Mali – Fierzë, arrin deri në 50 cm. 
 
Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet  me zinxhirë. Ka prani erërash të forta që bëjnë herë pas here bllokimin e rrugës.
 
Në aksin Koplik -  Dedaj – Bogë,  Rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në Koplik – Dedaj kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Razëm dhe Dedaj – Bogë me zinxhirë pjesërisht. Kurse në segmentin Dedaj – Bogë me zinxhirë për shkak të ngricave dhe erës së fortë. Të gjitha akset po pastrohen dhe është hedhur kripë.
 
Trashësia e borës në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, arrin deri në 30 – 50 cm. 
 
Mjetet borëpastruese janë në punë. Segmentet  Q.Qele-Gomsiqe 20 cm borë, segmenti Gomsiqe-Pukë 40 cm borë, segmenti Pukë –Fushë  Arrëz  50 cm borë.
 
Mjetet borëpastruese janë në punë.  Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet  me zinxhirë  në segmentin Q.Qelë - Pukë- F,Arrëz, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave në rrugë. 

Të zbatohet sinjalistika rrugore.
 
Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka ngricë në rrugë.

Ora 08:30 Nisin sërish reshjet e dëborës/ situata në të gjithë vendin

Gjirokastër
Në Gjirokastër gjatë natës ka pasur reshje të dendura të cilat kanë bërë që trashësia e dëborës në mëngjes të shkojë nga 15- 20 cm.
 
Si pasojë e reshjeve të dëborës të rëna gjatë natës, në Qarkun e Gjirokastrës në të gjitha akset rrugore lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.
 
Vendet problematike kryesisht janë "Qafa e Muzinës" dhe "Uji i ftohtë ", ku në të dy vendet janë angazhuar borë-pastruese për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve.

Vazhdon puna për pastrimin e akseve Tepelenë - Gjirokastër dhe Gjirokastër - Kakavijë, të cilat vazhdojnë të qarkullohen me zinxhirë.
 
Po ashtu vazhdon puna edhe në Përmet - Çarshovë - 3 Urat, ku trashësia e borës ka arritur 35 cm.
 
Në Qafë Muzinë po punohet për pastrimin e aksit. Momentalisht kalohet akoma me zinxhirë.

Pas punës së kryer nga kontraktori për pastrimin e aksit dhe për hedhjen e kripës, tani qarkullimi në aksin Vlorë - Palasë kryhet pa zinxhirë.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar