Bora rrit nivelin në liqenin e Fierzës por prodhimi i energjisë mbetet i njëjtë

Temperatura e larta, të pazakonta për Janarin kanë shkrirë një sasi të konsiderueshme të dëbores, deri në lartësitë 1700 metra të nivelit të detit. Kjo situatë ka sjellë shtimin e prurjeve në lumenjtë kryesor që furnizojnë liqenin e Fierzës, Drin i Bardhë dhe Drin i Zi.

Prurjet e ditëve të fundit i kalojnë 170 metër kub ujë në sekondë ndërsa kuota ka kaluar në 273.74 metra mbi nivelin e detit nga 296 metra të kuotës maksimale.

Gjithsesi hidrocentrali i Fierzës po punon me tre nga katër turbinat, me qëllim ruajtjen e rezervës hidrike në bazenin më të madh ujëmbledhës në vend.

Ndërkohë konsumi i energjisë elektrike në vend po mbulohet nga prodhimi i hidrocentraleve të tjera dhe importetet nga tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Kujtojmë se moti nuk ishte shumë i favorshëm për prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2024. Mungesa e reshjeve i uli kuotat në hidrocentralin e Fierzës dhe furnizimi me energji u bë i kombinuar nga importi dhe prodhimi vendas.

Të dhënat nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se në periudhën janar–tetor 2024 u prodhua rreth 6,4 teravat energji, ose 0,7 teravat më pak se 10-mujori i vitit 2023. Mungesa e reshjeve veçanërisht gjatë dhjetorit ka ulur rezervën hidrike në liqenin e Fierzës.

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë