Moderatorja e njohur Bora Zemani dhe këngëtarja e famshme shqiptare Elvana Gjata gëzojnë një raport të mirë me njëra-tjetrën. Së fundmi, Elvana ka qenë e ftuar në spektaklin “Dancing With The Stars”, që moderohet nga Bora.
Moderatorja ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” disa foto me Elvanën gjatë spektaklit. Të dyja duket se kanë një gjë të përbashkët, të dyja kanë baballarët e tyre oficerë.
“Goca oficerash!” , shkruan moderatorja në postimin e saj. Pas kësaj, Elvana ka rishpërndarë postimin dhe ka shkruar “ Ka një arsye nga buron disiplina”.

Komente

