TIRANË- Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të hidrokarbureve, ku nafta dhe benzina kanë pësuar ulje.

Nafta ka pësuar një ulje me 5 lekë dhe do të shitet 221 lekë për litër, nga 226 lekë për litër që ishte. Ndërkohë, benzina ka pësuar një ulje prej 4 lekësh dhe do të tregtohet me 207 lekë për litër nga 211 lekë për litër që ishte.

Çmimi i gazit do të mbetet i pandryshuar, pra do të shitet me 81 lekë për litër.

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 207 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër", njofton Bordi. 

Çmimet do të futen në fuqi nga ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

                      Ishte                 Bëhet
Nafta            226 lekë/litër    221 lekë/litër
Benzina       211 lekë/litër    207 lekë/litër
Gazi             81  lekë            81  lekë