Rritet me 7 lekë çmimi i naftës! Nga sot deri në 12 prill, do të shitet me 233 lekë për litër! Rritet me nga 1 lekë benzina dhe gazi! Pakica marzh fitimi 12 lekë/litri

TIRANË- Nafta, benzina dhe gazi, do të kushtojnë më shumë në pikat e karburantit duke filluar nga dita e sotme. Në çmimet e publikuara sot nga Bordi i Transparencës, vihet re një rritje të lehtë, me vetëm 1 lekë/litri për benzinën dhe gazit, e më konkretisht, benzina ishte 208 lekë dhe tani do të jetë 209 lekë, e ndërsa gazi ishte 114 lekë dhe tani do të shitet me 115.

Një rritje më të madhe ka pësuar nafta, ku nga 226 lekë që ishte nga sot do të shitet me 233 lekë litri. Në njoftim specifikohet që çmimi i gazit për familjarët duhet të jetë më i lirë, pasi nuk përfshin akcizën.

"Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 5 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Nisur sa më sipër, Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ, vendosi:
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 05.04.2022 deri në datë 12.04.2022, si më poshtë: 221 Lekë/litri për gazoilin; 197 Lekë/litri për benzinën; 103 Lekë/litri për benzinën. 
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 05.04.2022 deri në 12.04.2022, si më poshtë: 233 Lekë/litri për gazoilin; 209 Lekë/litri për benzinën; 115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën)", thuhet në njoftim. 

Me këto çmime të përcaktuara nga Bordi i Transparencës marzhi i fitimit nga kompanitë e pakicës është 12 lekë litri. Pasi sipas të dhënave nafta me shumicë do tregtohet me 221 lekë litri, benzina me 197 lekë litri dhe gazi me 103 lekë, ndërsa kompanitë e shumicës marzhin e fitimit e kanë 3 lekë/litri.

Këto çmime do që jenë në fuqi deri më 12 prill, ku dhe do të mblidhet sërish Bordi i administrimit të Karburanteve, për të parë në çmimet kanë pësuar ose jo një rritje në tregjet ndërkombëtare.

Grafiku i çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare shkurt-prill

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë, në të kundërtën do të ndëshkohet duke nisur nga gjoba nga 2 mln lekë për ato që tregojnë me pakicë deri në 10 mln lekë për shumicën, por edhe heqja license nëse shkelja është e përsëritur. 

Bordi i Administrimit të Karburanteve u ngrit pikërisht për të bërë transparent lëvizjen e çmimit të naftës në bursë e ndikuar nga lufta në Ukrainë dhe shmangien e abuzimeve brenda tregut tonë me karburantet.

Nafta
Ishte 226 lekë litri
U bë 233 lekë litri
Benzina
Ishte 208 lekë litri
U bë 209 lekë litri
Gazi
Ishte 114 lekë litri
U bë 115 lekë litri

Anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve 
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi
Drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli
5 përfaqësues nga shoqërite e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aida: 05/04/2022 21:47

    Cmimi i naftes ne bursa eshte ulur, keta hajdutet e ngrejne. Qeveri ortake me oligarket.

    Përgjigju
    • Loni: 06/04/2022 10:15

      Kosova mbaj mend qe ne 2011 e kusur nje standart cmimi luante nje 10 cent diku me lire por gjithe kosova nga fillimi. Ne mbarim territori nje standart! Keto u kujtuan ne kohe krize te monitorojne! Ketu kuturu hesapi rend pa fund kautik! Mos funksionoj asgje en kete komb edhe vazhdon show ne tv bem kete e ate gjerat bazike asnje lloj rendimenti! Qalbanistan!

  • Kasem Gahinji: 05/04/2022 18:47

    Cmimi i bursesnderkombetare ndikon Jo vetem ne shqiperi,por kudo ne bote.Ora 17.00 dt 5 prill.via Faciolati ne Padova,cmimi i naftes 1.75 euro.Pra ne itali ulet,ne shqiperi ngrihet

    Përgjigju
  • Halil: 05/04/2022 17:46

    Lum per ne per bordin

    Përgjigju
  • Andi: 05/04/2022 17:38

    Cmimi i nafet po rritet ne te gjithe boten stuatat do rregullohen edhe do kthehet persesi ne normalitet

    Përgjigju
  • alan otr: 05/04/2022 17:37

    Konica ka thene Shqiperi moj te kam dh*** ste kuptova asnjehere po cte kuptonte kur komenton per makinen ai qe ska makine dhe flet per sakrifica ai qe nuk ka sakrifikuar asgje ne kete jet, ju sugjeroj te mendoheni mire para se te shkruani diku sepse ne mos ju familjaret tuaj jam i sigurt qe ropaten nga mengjesi deri ne darke per tja dal mbane

    Përgjigju
  • Ardi: 05/04/2022 17:37

    Cmimi naftes esht dicka qe nuk vendoset nga shteti por nga bursa dhe duhet te mesohemi me faktin e uljes dhe ngritje se cmimit

    Përgjigju
  • Popull injorant: 05/04/2022 17:19

    Sa palaco sufllaqexhi bythlepires paskan komentuar ptuuuuuuuu ptuuuuuuuu kafshe sunit do vdisni servil

    Përgjigju
    • Bravo: 06/04/2022 05:05

      Është po i njëjti person, po te shikosh me vëmendje, ne të gjitha rastet, nuk ka vënë pikë ne fund të fjalisë. Se përveç lëpirës janë dhe analfabetë, kështu i do partia.

  • Shqipe: 05/04/2022 17:10

    Asnje nga ju rropqira qe komentoni ketu nuk ka makine dhe te gjith dukeni qe jeni vec parazita dhe guxoni te permendni fjalen sakrific, prandaj nuk ecim para ne si popull, shkoni beni prostituten dhe mos komentoni gjera pa SENS

    Përgjigju
  • Anila shehu: 05/04/2022 17:02

    Cmimi i naftes ka ndryshuar kudo kjo situate do te rregullohet shume shpejt me ndihmen e qeverise tone Mos perhapni negativitet dhe urrejtje

    Përgjigju
    • Loni: 06/04/2022 10:18

      Cfare do rregullohet me fjale!? Pse sa do rrojme ne nga 400 vjet!? Kur do rregullohet kur te shpiken makinat fluturuese! Ne krize kemi qen edhe do jemi! Kur ka shprese edhe optimizem nga njerez servila e te politizuar edhe qe te mbajne me perralla ne komente! Makina eshte domosdoshmeri Jo lux! Lux ishte ne kohen 1990 se ishte pothuajse e barabarte klasa shoqerore!

    • Nazmi: 05/04/2022 17:20

      Ke te drejte, ne vetem duhet te themi vetem ne rregull...

  • Serxhio: 05/04/2022 17:01

    Qevwria ka ne dore qe te vendosi nje cmim t caktuar mbi te cilinnasnje biznes karburanti nuk mund ta ngreje cmimin e naftes dhe nenprodukteve te saj. Keshtuqe ska faj qeveria per cmimet e naftes

    Përgjigju
  • Geron: 05/04/2022 17:00

    POPULLI DUHET TE DUROJM DHE PAK SE JEMI NE NJE MOMENT TE VESHTIR NE TE GJITHE EUROPEN DHE BOTEN DHE NE NUK JEMI NDRYSHE

    Përgjigju
  • Arjan: 05/04/2022 16:58

    këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare dhe nuk ka cfare te beje dhe qeveria kur beri te mundur nje cmim tavane dhe qe shpresojme te gjithe te zbatohet duke qene qe qytetaret shqipae kane nevoj per monitorim te cmimeve

    Përgjigju
  • Alesio: 05/04/2022 16:57

    Nafta dhe benzina sjane produkte qe vensi yne i proshon vet keshtuqe cmimi do vendoset ne baze te cmimit qe vjen dhe nga jashte.

    Përgjigju
  • Albi: 05/04/2022 16:56

    ne amerike kishte shkuar ne hava cmimi i naftes, por populli qe e di ca eshte demokracia e di dhe cfare sakrificash behen ne emer te demokracise. ketu protestojne larot e 30 viteve palacollek politike me ne krye sali kufomen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro