VIDEO/ Borë në pranverë, Dardha e Voskopoja dy destinacionet ku mund të kaloni fundjavën

KORÇË- Ditët e para të pranverës e kanë gjetur malësinë e Korçën të zbardhur nga reshjet e dëborës. Gjatë natës kanë rënë reshje dëbore në Dardhë e Voskopojë. Nëse keni plane për këtë fundjavë, padyshim që Dardha e Voskopoja janë dy destinacionet që s’duhen humbur.

Rrugët që të dërgojnë në fshatrat turiztikë të Dardhës dhe Voskopojës janë të hapura dhe mund të kalohet edhe pa zinxhirë. Dëborë ka rënë edhe në zonën e Fushë-Krujës.

Probleme janë shfaqur vetëm në zonën e Panaritit, trashësia e dëborës ka shkuar deri në 20 cm gjatë orëve te natës, ndërkohë që reshjet vijojnë edhe tani. Momentalisht rruga është e kalueshme vetëm nga mjetet e mëdha.

Pritet intervenimi që aksi të jetë i kalueshëm nga të gjitha mjetet. Shërbimet ndodhen në zonën e Vithkuqit për të filluar nga puna, teksa janë në pritje të ndalimit të reshjeve.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën