Ditën e premte, kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, përmes një postimi në The Ukrainian army is one of the best in the world. They have proven to be.
Ukraine is resisting, fighting off the Russian aggression, which is trying to cruelly push the country into darkness and cold.
Humbled by the courageous soldiers and their will to defend their people. pic.twitter.com/E1Uz9ySLDP
Gjatë një vizite në një kamp ku anëtarët e forcave të armatosura ukrainase stërviten në Brzeg, Poloni, Borrel tha se deri në 15 mijë ushtarë pritet të trajnohen në 20 vende anëtare, raportojnë mediat e huaja.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian i dhanë miratimin misionit të trajnimit më 14 nëntor dhe zyrtarisht ai filloi të nesërmen. Disa vende anëtare të BE-së, sipas marrëveshjeve dypalëshe, tashmë po trajnonin personelin ushtarak ukrainas.
Borrell tha se kostoja do të arrinte deri në 100 milionë euro, e cila do të mbulohej nga BE. Programi parashikon shpenzimin e 15 milionë eurove për municione dhe mbulimin e shpenzimeve të secilit vend pjesëmarrës.
Gjithashtu, forcat e armatosura të Gjermanisë, Bundeswehr, do të marrin pjesë duke organizuar trajnimin e ushtarëve ukrainas në taktikat luftarake si dhe shkollat e mesme. Në total, deri në 5 mijë ushtarë ukrainas pritet të trajnohen në territorin gjerman.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Kievi: Është bombarduar klinika e kancerit në Kherson! Moska: S’pranojmë çmimin tavan të naftës










