Josep Borrell
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell , do të propozojë krijimin e një misioni të BE-së në Detin e Kuq për të garantuar lundrueshmërinë kundër sulmeve Houthi. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
"Përfaqësuesi i Lartë do të propozojë misionin, më pas shtetet do të marrin vendimin. Tashmë janë disa shtete të BE-së që marrin pjesë në misionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Detin e Kuq", tha Stano.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Izraeli eliminon përgjegjësin e sulmit me raketa nga Siria, vritet dhe komandanti i Hezbollahut! Gallant: Ne mund ta kthejmë Bejrutin në një Gaza tjetër









