SARANDË - 100-vjetori i masakrave të luftës së parë botërore në fshatrat e jugut është përkujtuar sot në Borsh të Sarandës. Të pranishmit në ketë aktivitet përkujtimor kërkuan që sakrificat e të parëve për këtë komb të mos lihen në harresë.
 
Banorët e Borshit në Sarandë  kanë përkujtuar 100-vjetorin e masakrave të andartëve grek gjatë luftës së parë botërore.
 
Pjesë e aktivitetit përkujtimor u bënë banorët e zonës, kryesisht të rinjtë, të cilët kishin dëshirë të mësonin më shumë rreth këtyre ngjarjeve histrorike.
 
Në vitin e largët 1914 ushtarët grekë dogjen rreth 385 fshatra në jug të vëndit dhe masakruan mijëra banorë, teksa për organiztorët e këtij takimi, ngjarje të tilla duhet të jenë pjesë e memories historike.
 
Pas masakrës së vitit 1914 shumica e banorëve u larguan nga këta fshatra.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)