Borxhet ndaj CEZ, Ismailaj thyen
heshtjen: Arbitrazhi? S’tërhiqem!
Pas më shumë se një viti nga arrestimi i tij për akuzën e pastrimit të parave dhe aferën e borxheve të CEZ, Kastriot Ismailaj thyen heshtjen. Nga salla e gjyqit ai deklaron se nuk do të tërhiqet nga arbitrazhi për 130 milion euro. Ismailaj kërkoi dhe rrëzimin e kërkesës për konfiskim pasurie, pasi në gjyq ai deklaroi se paratë në Shqipëri i ka sjell me bankë e jo me çanta dhe për këto para është hetuar dhe më parë, dhe ka rezultuar i rregullt.
TIRANË - Nga salla e gjyqit ku po shqyrtohet kërkesa për konfiskimin e pasurisë prej 5 milionë euro, Kastriot Ismailaj deklaron se nuk do të tërhiqet nga arbitrazhi me shtetin shqiptar ku ai kërkon 130 milionë euro për prishje të njëanshme të kontratës. Ismaili u shpreh se ai do ti gjejë paratë për të paguar studion ligjore, paçka faktit që mbahet në burg.
Seanca e radhës midis prokurorisë dhe Ismailajt u zhvillua në Gjykatën e Krimeve të Rënda këtë të enjte, ku këtë herë Kastrioti ishte vetë i pranishëm i shoqëruar dhe nga avokati Vladimir Meçi.
Ismailaj është i hetuar për pastrim parash dhe i përfshirë në skandalin e borxheve të CEZ Shpërndarje, por sipas tij pasuria që ai dhe familjarët e tij gëzojnë është e ligjshme.
Shqiptarja.com zbardh dëshminë e Ismailjat, i cili pas më shumë se një viti që është arrestuar ka folur para gjykatës.
“Pasuria ime dhe e familjarëve të mi nuk ka lidhje me ligjin Antimafia, pasi nuk është e krijuar nga trafiku. Paratë në Shqipëri unë nuk i kam sjellë me çanta por me bankë në mënyrë të ligjshme. Të gjitha transfertat janë bërë nga banka prestigjioze jashtë vendit, e nëse do kisha bërë pastrim parash do i kishin bllokuar ato. Jam hetuar dhe më parë e nuk kanë gjetur asnjë shkelje, pasi paratë janë arkëtuar në Adriatic Development Corporation nga bizneset e mia të ligjshme jashtë Shqipërisë”, - mësohet të jetë shprehur Ismailaj para trupit gjykues.
Pas këtyre deklarimeve prokuroria kërkoi konfiskimin e pasurisë, por gjykata pritet të shprehet me vendim për këtë kërkesë pas disa seancave.
Ismailaj pak ditë më parë u transferua nga paraburgimi i Fierit për në paraburgimin 302 në Tiranë, ku qëndron nën siguri 24 orëshe nga forcat e rendit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
36.1%
-
Jo
60.4%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 3626
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Këngëtarja Ledina Çelo poston si rrallë herë foto me familjen e saj (FOTO)
3 Janar, 22:45
-
A do të përfundojë këtë vit lufta në Ukrainë?
3 Janar, 22:36
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Beteja ligjore mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe
3 Janar, 22:29
-
Rreziku nga Rusia, ish-ministrja e Jashtme: Perëndimi urgjentisht ta pranojë Kosovën në NATO
3 Janar, 22:12
-
Milan mposht me përmbysje Juventusin dhe kalon në finalen e Superkupës së Italisë! Conceiçao debuton me fitore në stolin kuqezi, të hënën përballja ndaj Interit në Riad
3 Janar, 22:06
-
Rajoni separatist në Moldavi ndien pasojat e mungesës së gazit rus
3 Janar, 21:38
-
Ulje temperaturash, shi dhe dëborë e dendur në zonat malore, parashikimi i motit për fundjavën
3 Janar, 21:25
-
Masakra me 12 viktima, malazezët protestojnë para qeverisë, kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë
3 Janar, 21:15
-
Mero Baze: Gjykata nuk u ndikua 'as nga Trumpi' dhe as nga 'tre rezolutat'
3 Janar, 21:11
-
SHBA, agjencitë e zbulimit të shqetësuara për sulme të ngjashme me atë të Nju Orlinsit
3 Janar, 21:07
-
U përfol për kalim tek Trabzonspori, Rey Manaj rinovon kontratën edhe për 1 vit e gjysëm me Sivasspor
3 Janar, 21:00