Borxhi publik këtë vit do arrijë në 80% të PBB, Denaj: Do rrisim shpenzimet për infrastrukturën dhe shëndetësinë

Edhe këtë vit borxhi publik do vijoj të rritet. Ministrja e Financave Anila Denaj ka deklaruar në Komisionin e Ekonomisë se borxhi do jetë në 80% edhe këtë vit, pasi do të ketë rritje të shpenzimeve për infrastrukturën dhe shëndetësinë. Ndërsa viti i kaluar edhe pse me një situatë të vështirë prej pandemisë u mbyll me borxh në vlerën e 77.8%. Por pavarësisht kësaj rritje të borxhit, Denaj tha se në 5 vite do arrihet konsolidimi fiskal.

“Nevoja për ndryshime në ligjin organik të buxhetit ka si objektiv primar, ofrimin e nevojshëm të stimujt fiskal, në krahun e shpenzimeve buxhetore për rimëkëmbjen e ekonomisë si pasojë e dy goditjeve të njëpasnjëshme.  Për një ekonomi si ajo e Shqipërisë me dy goditje të njëpasnjëshme, me fonde të konsiderueshme të alokuara nga buxheti i shtetit, mendojmë që zgjerimi fiskal edhe këtë vit është i domosdoshëm. Parashikojmë rreth 80% është i njëjti targetim si ai i vitit 2020. Duhet të jemi të gjithë të qartë që qeveria ka angazhimin për konsolidim fiskal dhe ky konsolidim do të arrihet, prandaj objektivi për ta çuar në 45% borxhin publik në 5 vitet e ardhshme mbetet, ajo që po bëjmë sot është të shtyjmë me një vit kohë afatin, për të rritur shpenzimet nga 7.2% të PBB në 7.7% dhe synon vaksinimin dhe infrastrukturën”, u shpreh ministrja Denaj.

Në buxhetin fillestar niveli i borxhit ishte pabashkuar në nivelin e 78.6%, ndërkohë me ndryshimet e fundit që ka pësuar buxheti i shtetit shpenzimet janë rritur me 11.8 miliardë lekë dhe do të mbulohen pjesërisht me hua të marra nga ndërkombëtarët. Për këtë arsye qeveria nuk do arrij ulje të borxhit deri në 2024.

“Zbatimi i detyrimit ligjor të rregullit fiskal që balanca primare e buxhetit nuk mund të jetë më e vogël sesa zero të hyj në fuqi në vitin 2024, theksojmë se ne në vitin e kaluar ndërmorëm një ndryshim të rëndësishëm në këtë ligj duke theksuar se viti 2023 do të ishte viti për të realizuar një balancë primare pozitive, por ne propozojmë shtyrje me një vit të këtij objektivi”, pohoi ministrja.

Po ashtu në komision është shqyrtuar edhe akti normativ për ndryshimin e buxhetit 2021 për herë të katërt, ku Denaj ka theksuar se fokusi do të jetë sigurimi i vaksinave, shtimi i fondeve për infrastrukturën si dhe rritja e buxhetit për bonusin e familjeve që ju paguhet nga shteti në kuadër të rindërtimit.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor