Borxhi, qeveria kërkon 15 mln euro
tejkalohen shifrat e huasë

Borxhi, qeveria kërkon 15 mln euro<br />tejkalohen shifrat e huasë
TIRANE - Qeveria del sërish në tregun e brendshëm financiar, duke kërkuar 15 milionë euro nëpërmjet bonove të thesarit në valutë. Ministria e Financave njoftoi se do të nxjerrë për shitje në ankand përmes Bankës së Shqipërisë 15 milionë euro bono thesari në euro, me afat maturimi 1 vjeçar. Nga kjo shumë, pjesa që i takon Bankës së Shqipërisë është zero, duke e lënë ankandin në “dorën” e bankave tregtare, që janë blerësit kryesorë të bonove, apo dhe të individëve. Ankandi është planifikuar të zhvillohet në 22 gusht.

Ky është ankandi i dytë për shitje të eurobonove brenda një harku të shkurtër kohor. Ankandi i mëparshëm u zhvillua në fund të korrikut, ku u shitën 9.3 milionë euro eurobono, nga 11 milionë euro që kishin planifikuar financat, teksa bankat kërkuan interesa të larta, duke e detyruar Bankën e Shqipërisë të pranojë vetëm ofertat që kanë interes të ulët.

Në ankandin e korrikut, interesi mesatar i pranuar ishte 3.9%, nga 5% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm të zhvilluar në 24 dhjetor 2012.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky është ankandi i nëntë që realizohet në euro, që kur filluan të shiten eurobono ne maj 2010. Përgjithësisht interesi i eurobonove është më i lartë se ai i depozitave në euro, duke përbërë një shans të mirë investimi dhe për individët.

Individët mund të marrin pjesë në ankandet e bonove te thesarit nëpërmjet subjekteve të liçensuara nga a Ministria e Financave, që janë: Banka Raiffeisen, Banka Intesa SanPaolo, Banka Kombëtare Tregtare (BKT), Banka e Tiranës, Banka Credins, Alpha Bank dhe Banka e Parë e Investimeve (FIB). 

Borxhi publik është rritur në 62.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në fund të gjashtëmujorit të parë të këtij viti, bënë të ditur dje burime zyrtare të ministrisë së Financave. Rritja është e lartë, duke pasur parasysh që plani i këtij dikasteri ishte që niveli i tij do të arrinte në 62.6% të PBB-së vetëm në fund të vitit dhe, për më tepër, duke planifikuar një rritje ekonomike vjetore prej 3%. Ndërkohë, për tremujorin e parë të vitit, rritja ekonomike ishte vetëm 1.7%.

Ky rezultat ishtë i pritshëm, duke patur parasysh faktin që situata e deficitit buxhetor sa vjen e bëhet më shqetësuese, si rrjedhojë e performancës së dobët të të ardhurave dhe rritjes së lartë të shpenzimeve në pjesën e parë të vitit. Në pesë muajt e parë të 2013-s, të ardhurat totale ranë me 0.2% me bazë vjetore, ndërkohë që të ardhurat nga taksat zbritën me 2.7%. Të ardhurat e kombinuara nga taksat indirekte ranë me 5.2% me bazë vjetore, ku TVSH, të ardhurat nga doganat dhe taksa e akcizës regjistruan të gjitha tkurrje të rëndësishme, duke reflektuar kërkesën e brishtë të brendshme, importet më të ulëta dhe efektin nga përjashtimi i TVSH-së i disa makinerive dhe lëndëve të para.

Shpenzimet buxhetore totale në janar-maj u rritën me 13.3% me bazë vjetore, duke tejkaluar planet buxhetore me 6.1%. Shpenzimet operative u rritën me 7.1% me bazë vjetore, ndërsa ato kapitale u zgjeruan me 41.4% dhe e kaluan shumën e planifikuar në buxhet me rreth 23%.
 
DEFICITI 
Deficiti buxhetor në pesë muajt e fundit e kaloi nivelin e vitit të kaluar me rreth 114% dhe ishte pothuajse 50% më i lartë se ai i planifikuari. Ai ka arritur në rreth 2.7% të PBB-së vjetore, ndërkohë që qeveria synonte 3.5% të PBB-së për të gjithë vitin.

(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët

Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët