KROACI - Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha po kalon një formë të mirë te Dinamo Zagreb, duke konfirmuar edhe një herë rëndësinë e tij në skuadër.
Në “Maksimir” u luajt sot një nga përballjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kroat, derbi Dinamo Zagreb - Hajduk Split, i cili përfundoi me shifrat 1-1.
Pjesa e dytë solli edhe emocionet kryesore. Në minutën e 68-të, Michele Sego kaloi në avantazh Hajdukun, duke shfrytëzuar një pasim brenda zonës. Kur dukej se miqtë do largoheshin me tre pikë, në minutën e fundit të kohës shtesë, nga 12 minuta të akorduara, ishte pikërisht Arbër Hoxha ai që shpëtoi Dinamon.
Sulmuesi ndoqi aksionin deri në fund dhe e dërgoi topin në rrjetë pas një ndërhyrjeje të portierit kundërshtar, duke rikthyer baraspeshën në sekondat e fundit.
Pas 16 javësh kampionat, Dinamo Zagreb ngjitet në krye me 32 pikë, ndërsa Hajduk Split qëndron një hap pas, me 31 pikë, duke e bërë garën për titull jashtëzakonisht të ngushtë.
⚽️DINAMO - HAJDUK 1:1 - U 102. minuti Arber Hoxha donosi poravnanje Dinamu za erupciju oduševljenja na Maksimiru. #hnl #supersporthnl #hajduk #dinamo pic.twitter.com/LF6kr3nxkB
— sportnet|HR (@sportnet_HR) December 6, 2025
Komente







