/ATSH-AFP/ - Anëtari serb për presidencën kolegjiale të Bosnjes kërkoi sot në OKB braktisjen e miratimit të një rezolute për gjenocid në Srebrenicë, në vitin 1995 duke konfirmuar se ajo dotë ndante më shumë komunitetet lokale dje do të destabilizonte vendin.
"Dëshiroj t'iu theksoj se situata aktuale është e keqe dhe ju ftoj të kuptoni se miratimi i një rezolute nuk do të ishte gjëja e duhur për stabilitetin e Bosnjes", konfirmoi Mladen Ivanic në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon dhe vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit.
Kjo projektrezolutë u përgatit nga Britania e Madhe me rastin e 20-vjetorit të masakrës së Srebrenicës, në pjesën lindore të Bosnjes dhe për tu përqendruar tek dështimi i Kombeve të Bashkuara që ishin të paafta për të shmangur këtë masakër, të cilësuar si gjenocid nga drejtësia ndërkombëtare.
Rreth 8 000 burra dhe djem myslimanë u vranë në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë nga forcat serbo-boshnjake, pak para përfundimit të luftës ndërkomunitare 1992-95.
Ivaniç, i cili është aktualisht president në detyrë, theksoi se presidenca (serbe, kroate, myslimane) nuk kanë arritur në një konsensus për rezolutën dhe se rreth gjysma e popullsisë të Bosnjës i kundërshton.
"Serbo-boshnjakët ranë dakord se kjo rezolutë është antiserbe sepse ajo nuk përmend asnjë nga viktimat serbe në rajonin e Srebrenicës (...) Miratimi i mundshëm nuk do të ketë asnjë efekt pozitiv, por do të ndajë më shumë shoqërinë boshnjake", shtoi ai./