Ndeshja e parë e Botërorit që kundërvuri Brazilin me Kroacinë (3-1) ”prodhoi” më shumë se 12,2 milionë “tweets”-a gjatë transmetimit të saj, sipas të dhënave të komunikuara sot nga rrjeti social “Twitter”.
Më shumë se 150 vende morën pjesë në këtë bisedë rreth ndeshjes në këtë rrjet social numërrohen rreth 255 milionë përdorues aktivë në botë.

Lojtari më i përmendur ishte Neymar, autor i dy nga golat e shënuer nga Seleçao, i ndjekur nga Oskar, që shënoi golin e tretë dhe Marcelo, që shënoi autogolin. “Që prej 10 qershorit, Twitteri ka filluar të masë ekipin që një përdorues vendos të mbështesë duke shkruar tre gërmat e para të vendit për të përcaktuar se kush është kampioni i botës. Për momentin në vend të parë është Brazili para Spanjës. ”Por ‘twitts’-at privilegjojnë edhe Gjermaninë dhe Francën në çerekfinale”, njofton Twitteri./ATHS/ .