Gratë në të gjithë botën janë duke u përgatitur për një verë pa burrat e tyre pasi ky është viti i Botërorit.

Një sontazh ku merrnin pjesë 2,000 burra i autorizuar nga Durex  u realizua për të nxjerrë në pah se si një verë e futbollit do të ndikojë në jetën e çifteve.

Sipas studimit 42 përqind e burrave pranojnë se nuk do të refuzojnë marrëdhëniet intime me partneret e tyre por në një kohë të shpejt pasi nuk mund ta lënë ndeshjen.

studim per ciftet

Vëmendja ikën edhe më shumë kur 37 përqind e burrave u përgjigjën se do ta pranonin kërkesën e pratneres për të patur intimitet vetëm në qoftë se do të kishin një televizor në dhomë për të hedhur një sy herë pas here ndeshjes.

Ndërsa 27 përqind e tyre mendojnë për ndeshjen gjatë kohës që janë duke kryer marrëdhënie seksuale.

Dhe duket se gratë e vajzat me të vërtetë do të marrin edhe më pak vëmendje se sa pritej pasi dy në pesë burra pranojnë se do refuzojnë intimitetin për të parë ndeshjen. (Redaksia Online m.z/shqiptarja.com)

studim per ciftet