Bota kundër Rusisë, Erdogan bisedë telefonike me Putin, ja mesazhi që jep

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu turk, Erdogan

Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas informacioneve të Kabinetit të presidentit turk, Erdoğan në fillim të bisdës i shprehu ngushëllime presidentit rus me rastin e zjarrit në Kemerov. Presidenti turk i shprehu ngushëllime edhe mbarë popullit rus me rastin e tragjedisë.

Të dy presidentët po ashtu konfirmuan përkushtimin e zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat, në një kohë kur Rusia është në qendër të vëmendjes pasi shumë vende të botës kanë dëbuar diplomatët e këtij vendit, të cilin e akuzojnë si përgjegjës të sulmit me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus në Britaninë e Madhe. Erdoğan dhe Putin biseduan edhe për samitin trilateral për krizën siriane, i cili do të mbahet më 4 prill në Ankara, me pjesëmarrjen e Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

Rikujtojmë se mes 64 personave që humbën jetën gjatë zjarrit në qendrën tregtare në qytetin Kemerov, 41 persona ishin fëmijë, bëri të ditur Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë. Putin, 27 marsin e shpalli ditë të zisë kombëtare për shkak të tragjedisë në Kemerov.

  • Sondazhi i ditës:

    Ish-kryeprokurori Llalla dënohet me dy vite burg, a besoni se drejtësia e re do të ndëshkojë edhe të tjerë zyrtarë të lartë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

SHBA përdor diplomacinë dhe 'qetëson' Francën, negociojnë për paktin Aukus