Bota në përballje me pandeminë dhe dezinformimi

Njerëzit në mbarë botën po goditen nga një larmi e madhe informacioni, disa prej të cilave janë false dhe kjo ua vështirëson atyre marrjen e vendimeve për shëndetin e tyre.

Një nga llojet më të mëdha të dezinformacionit me të cilën po përballen njerëzit janë në lidhje me vaksinat kundër COVID-19  e cila pritet që së shpejti të arrijnë te qytetarët në shumicën e vendeve. Qeveritë dhe mediat sociale deri tani nuk kanë arritur të vënën nën kontroll këtë fenomen.  

Një pjesë e problemit, sipas BBC-së, është se informacioni në lidhje me pandeminë shfaqet i fragmentarizuar ndërsa shkencëtarët po bëjnë zbulime të reja në lidhje me koronavirusin dhe mënyrën e trajtimit më të mirë të tij. Një nga ndikimet më të mëdha sipas mediave ndërkombëtare është edhe ulja e shkallës së besimit të qytetarëve tek vaksina.

Në një sondazh në Mbretërinë e Bashkuar, 54 për qind e të anketuarve patën deklaruar më parë se do të vaksinoheshin pa dyshim, por ky numër u zvogëlua me 6 për qind, pasi u shfaqën dhe u publikuan pretendime të pasakta në lidhje me sigurinë e vaksinave.

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Francesco Rocca, ngriti alarmin se lajmet e rreme rreth vaksinave COVID-19 po shndërrohen në një "pandemi të dytë" dhe se qeveritë dhe institucionet duhet të fillojnë të ndërtojnë besimin në komunitet për vaksinim, dhe kjo sipas tij vlen për të gjithë botën. Ndërkohë që theksoi se në një të katërtën e vendeve, studimi zbuloi se shkalla e pranimit të vaksinës kundër koronavirusit është afër ose nën 50 për qind, ndërsa ajo ra nga 70 në 50 për qind në Japoni dhe nga 51 në 38 për qind në Francë.  

Teoritë e konspiracionit kanë edhe ato ndikimin e tyre mbi qytetarët, pasi shumë synojnë ta përcjellin atë si një mbulesë për të vendosur forma të ndryshme të kontrollit të shtetit dhe filantropëve mbi popullsinë.

Një tekst me teori konspirative në lidhje me vaksinat e reja ngre akuza  në lidhje me "riprogramimin" e ADN-së, ndërsa një tjetër pretendon se jo vetëm që marrësi i vaksinës do të etiketohet si bagëti, por nanopjesëzat do të injektohen për ta bërë atë një "antenë perfekt për frekuenca 5G ". E treta përsërit narrativën e pabazuar që nga fillimi i pandemisë se Bill Gates e ka krijuar koronavirusin në mënyrë që të impononte vaksinimin e detyrueshëm.

Ndërkohë që edhe mediat sociale  pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme nuk kanë arritur të vënë nën kontroll përhapjen e materialeve keqinformuese.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kina: 05/12/2020 11:27

    Me 5G kinezët i vune flakën botës me kovidin. Dje hodhen nji satelit për 6G. Kush e di se cdo na bëjnë me 6G..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë