Bota sipas Donald Trump dhe  
ekuilibrat e rinj ndërkombëta

Bota sipas Donald Trump dhe  <br />ekuilibrat e rinj ndërkombëta
Kur Amerika ndryshon, ndryshon e gjithë bota. E nëse ndryshimi është radikal dhe i paparitur si në rastin e Donald Trump kudo shfaqen shenja frike, dhe sfidë për aleancat e reja.
Nga republikani deri më tani njihen deklaratat e tij gjatë fushatës.Pritet të shihet nëse presidenti do t’i mbajë premtimet apo këshilltarët do t’i thonë se cfarë duhet të bëjë.

Të gjithë janë në pritje  të një identikiti të politikës së jashtme amerikane.
 
Europa dhe NATO
, deri më dje simbole të pushtetit. Kontinenti i vjetër është në pritje dhe në provë elektorale në 12 muajt e ardhshëm.

Ajo e di se në kutinë e votimit vala nacionaliste-populiste mund të shtyjë drejt shpërbërjes e tashmë përballet me 'Trumpin e panjohur. Presidenti i ri ka dhënë përshtypjen se e konsideron BE vetëm për punë të mira e parë në aspektin e biznesit.

Por kur ka folur për Europën ka përmendur më së shumti Nato, duke i paralajmëruar aleatët se duhet të paguajnë më shumë  për sigurinë e tyre nëse duan që Aleanca të ketë një të ardhme. Lufta kundra terrorizmit dhe emigracioni klandestin perspektivat e reja.

Pra probleme e ndarje në pamje të parë, por në teori edhe një mundësi e madhe, nëse Europa nuk kupton se duhet të rritet atëherë nuk do të bëjë kurrë.
 
Rusia. Putin ka fituar betejën e tij të vërtetë, nuk fitoi Hillary Clinton. Por do të gabonte nëse  krijonte shumë iluzione për Trump.

Presidenti i ri do të ketë një  pikëpamje pragmatike, nëse armiku numër një është ISIS dhe i njëjti armik është edhe i Rusisë më mirë të gjejnë një rrugë për të luftuar së bashku.
Cështja e Krimesë nuk mund të bllokojë cdo gjë dhe sanksionet duhen respektuar.

Por nëse Rusia bashkohet me Kinën kjo nuk është shenjë e mirë. Pra Me Kremlinin duhet biseduar por nuk përjashtohen mosmarrëveshjet. Putin duket i kënaqur,
por Amerika nuk është e pafajshme. Me Rusinë kartat janë të hapura.
 
Lindja e Mesme dhe Irani. Mbështetje e sigurt për sulmet në Mosul në Irak dhe në Raqqa në Siri. Putin sërish i kënaqur sepse krijimi i një zone sigurie në Siri do të kërkojë një marrëveshje të re tashmë që Kremlini  ka krijuar një zonë ku nuk mund të fluturohet.  

Shumë cështje të komplikuara për Trump edhe pse shihet një takim mes Putin, Erdogan. Të njëjtat lidhje me Izraelin, pritje  për Arabinë Saudite duke patur parasysh opinionin public pas 11 shtatorit. Kihet frika e një përplasje me Iranin. Trump ka kërcënuar se do të denoncoj  marrëveshjen me Teheranin e arritur nga Obama duke krijuar një contrast me aleatët atlantik.
 
Kina
 Marrëdhënie që duhet rindërtuar  pas përplasjeve ekonomike dhe tregtare. Pekini do të kërkojë një strategji që përfshin edhe shkëmbimet, por sa i përket importeve kineze  presidenti  duhet të realizojë gjysmën e premtimeve. Barometri nuk tregon shenja të mira.
 
Egjipti dhe Libia  Al Sisi ishte i pari që e uroi pasi kishte frikë pikëpamjen e Clinton. Një raport i fortë me Trump mund ta ndihmojë Libinë


Tregtia ndërkombëtare   Trump sugjeron një rikthim të protestanizmit, nuk do që të dëgjohet për Ttip me Europën, kërcënon marrëveshjen NAFTA.
 
Klima
 Sipas Trump  marrëveshja e klimës arritur në Paris është një mashtrim. Armiqësi edhe me konferencën e ardhshme në Marok

Si përfundim ky është Trump që njohim, shpresojmë të ketë edhe plane të tjera.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë