Disfata 5-1 kundër Suedisë i ka kushtuar rëndë trajnerit të Tunizisë. Federata e futbollit atje ka marrë vendimin të shkarkojë menjëherë Sabri Lamouchi-n, pasi disfata ka qenë e rëndë.
Federata nuk i fali humbjen trajnerit, duke marrë një vendim ekstrem edhe pse shumë shpejt. Sabri Lamouchi është sakrifikuar që në ndeshjen e parë të Botërorit.
54-vjeçari e drejtoi Tunizinë vetëm për pesë ndeshje. Pas fitores ndaj Haitit, pasoi barazimi me Kanadanë dhe humbjet përballë Austrisë, Belgjikës e së fundmi Suedisë. Kontrata ishte e vlefshme deri në vitin 2028. Sfida e radhës për Tunizinë është të dielën, më 21 qershor, përballë Japonisë.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente









