Botërori 2018/Tregolëshi ndaj Spanjës, Ronaldo barazon Pelen dhe Klosen

Botërori 2018/Tregolëshi ndaj Spanjës, Ronaldo barazon Pelen dhe Klosen

Ronaldo duke festuar një prej golave ndaj Spanjës

Një natë magjike e Cristiano Ronaldos në barazimin 3-3 Portugali- Spanjë, ku thuajse i vetëm i dha një pikë me vlerë kombëtares luzitane. Me tregolëshin e tij, Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i katërt që shënon në katër edicione të ndryshme të Kupës së Botës, duke barazuar kështu Pele, Seler dhe Klose.

Po të llogarisim edhe Europianet, ai është i vetmi në botë që ka shënuar në 8 kompeticione madhore. Sulmuesi portugez shënoi golin e parë në Botërorin 2006 kundër Iranit, ekip të cilin e ka në grup përsëri. Në 2010-ën, pavarësisht se ishte në fushë në të gjitha ndeshjet, ai shënoi gol vetëm në sfidën ndaj Koresë së Veriut, që u fitua 7-0. Në Brazil 2014 Ronaldo shënoi vetëm ndaj Ganës.

Për të ardhur në 2018-n, ku që në ndeshjen hapëse me Spanjën ai shënon 3 gola, duke hedhur kandidaturën për t’u bërë shënuesi më i mirë i turneut. Tregolëshi e ngjiti Cristiano Ronaldon në kuotën e 84 golave me Portugalinë, duke barazuar kështu të madhin Pushkash të Hungarisë. Vetëm Ali Daei i Iranit ka shënuar më shumë gola në një kombëtare, 109.

Kujtojmë që Cristiano Ronaldo do të luajë në grup ndaj Iranit dhe Marokut dhe shanset për të shënuar sërish janë të mëdha, duke hedhur kandidaturën që start për tu shpallur shënuesi më i mirë i Rusi 2018.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit