Historia është shkruar, por mund të behet më legjendare. Ky ishte rasti i Kanadasë, që pasi u kualifikua për herë të parë nga faza e grupeve të Botërorit dhe pasi eliminoi Afrikën e Jugut, sonte në orën 19:00 luan për herë të parë në 1/8-t. Mirëpo përballë do të jetë Maroku që kërcënon të jetë surprizë e madhe e këtij Botërori.
Afrikanët zbresin si favoritë në këtë duel, sidomos pas eliminimit të Holandës me penallti, por trajneri Mohamed Ouahbi kërkon kujdes. Para duelit në Hjuston ai u shpreh se ‘gabimi më i vogël do të kthejë në shtëpi’. Marokeni shtoi gjithashtu se ‘do të përdorim kapacitetin maksimal për të shkuar sa më larg dhe për të bërë befasinë si në 2022’.
Në anën tjetër Kanadaja është e ndërgjegjshme për rrezikun që i kanoset. ‘Përballja kundër Marokut është si makth,’-deklaroi fillimisht trajneri Jese Marsch, ndërsa pranoi se ndihen të nënvlerësuar. Megjithatë ai siguroi që ‘kjo e motivon’ më së shumti përfaqësuesen e drejtuar prej tij.
Kanadaja mban vendin e 30 në renditjen e FIFA-s, ndërsa Maroku vendin e 7. Fituesi i këtij dueli, në çerekfinalet e Botërorit do të përballet me fituesin e Paraguai-Francë.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente








